Home KRYESORE Greqi, shmanget atentati me bombë ndaj presidentit Pavlopoulos

Greqi, shmanget atentati me bombë ndaj presidentit Pavlopoulos

Antiterrori grek është vënë në alarm pas gjetjes së një bombe në aksin Korinth-Tripoli. Sipas burimeve policore, mekanizmi shpërthyes u gjet mesditën e së premtes, prej punonjësve të mirëmbajtjes së autostradës, i cili njoftoi autoritetet.

Policia mundi të kryejë shpërthim të kontrolluar për të çaktivizuar bombën, e cila ishte e përbërë prej dinamiti të lidhur me celular, vetëm pak çaste përpara se në atë aks të kalonte presidenti i vendit, Prokopis Pavlopoulos.

Burime policore, të cilave iu referohen mediet vendase, thanë se jeta e presidentit dhe eskortës së tij nuk u kërcënuan në asnjë moment. Presidenti Pavlopoulos ndodhej në zonën e Kalamatës dhe Tripolit për vizitë, e do të ktehehej në Athine pas përfundimit të vizitës së tij në zonë.

Lidhur me ngjarjen, hetimet janë marrë përsipër prej antiterrorit dhe shërbimeve sekrete. Dyshimet e para bien mbi grupet anarkiste dhe organizatat terroriste vendase, por nuk përjashtohet edhe skenari i një sulmi më të organizuar. Lidhur me ngjarjen janë informuar edhe kryeministri i vendit, Alexis Tsipras, si dhe kryetarët e partive parlamentare në vend.

Pak vite më parë, një tjetër skenar i ngjashëm për ekzekutimin e ish-kryeministrit Kostas Karamanlis u shmang vetëm pak çaste përpara se të ndodhte, falë ndihmës së shërbimeve sekrete ruse.

Procesi gjyqësor për atë ngjarje vazhdon ende në Gjykatën e Athinës, ku sipas shërbimeve sekrete greke dhe atyre ruse, persona të panjohur tentuan të vrasin kryeminstrin në detyrë, Kostas Karamanlis./Dita.al

Share: