Dashi
Janë Merkuri, Afërdita dhe Urani yjet që sot do t’ju mbështesin në aspektin profesional, ku nuk përjashtohet ndodhta edhe ndonjë ngritje në përgjegjësi. edhe Erosi është në nivel të lartë.
Demi
Eshtë mirë që të hidhni hapa të kujdesshme e të tregoheni të matur, pasi Marsi është në një pozicion të tillë që mund të nxisë mosmarrëveshjet dhe keqkuptime.Mjaft i mirë shëndeti.
Binjakët
Urani në shenjë duket se nuk do të jetë edhe aq aktiv, kështu që mudn të ndjeni një boshllëk në shpirt që ju bën edhe apatikë. Merkuri dërgon sinjale pozitive për tyë rikuperuar.
Gaforrja
Ka shumë të ngjarë që sot të jeni mjaft aktivë e plot energji, sepse është Diellit në një pocizion optimal në shenjën tuaj. Por kujdes, një gabim vlerësimi mund të përmbys ëgjithçka.
Luani
Marsi, Jupiterin dhe Urani që ju mbeshtetin në planin profesional bëjnë që sot të pritet të një ditë pozitive, por nuk i duhet lënë gjithçka “qiellit”. Mos nënvleftësoni aftësitë tuaja.
Virgjëresha
Duket se Afërdita sot do të jetë yllin juaj i mirë dhe do t’ju bëjë shumë joshës në aspektin sentimental, ndërkohë që Marsi nuk është më në një pozicion të favorshëm për punën.
Peshorja
Me Merkurin që i bashkohet edhe yjeve të tjerë pozitivë për ju, do ta keni shumë më të lehtë t’u imponoheni të tjerëve me idetë tuajat. Fusha sentimentale duket pak e paqëartë.
Akrepi
Në përgjithësi, kuadri yjor i juaji sot “flet” për një ditë do të qetë, por hyrja e Marsit mund të imponojë ritme të tjera, të cilat mund të bëjnë të gaboni fare kollaj. Mirë erosi.
Shigjetari
Marsi i agresiv në shenjë mund të bëjë që sot të jeni të pavendosur, por edhe të irritueshëm e ndoshta grindavecë. Hëna pozitive, por duket se ju bën disi rëndërrimtarë.
Bricjapi
Një ditë jo shumë e mirë për financat tuaja (sot ndoshta do t’ju duhet të shpenzoni shumë më tepër se zakonisht), po Afërdita stimulom pasionet dhe erosin si asnjëherë tjetër.
Ujori
Hyrja e Uranit në shenjë është mjaft pozitive për ju, sepse do të ketë efekte në raportet ndërpersonale, ngaqë ju bën disi më tolerantë. Mundohuni të mos reagoni me impulsivitet.
Peshqit
Një situatë ujore jo edhe aq e kthjellët, duket se do të ndikojë paksa në gjendjen tuaj psikofizike, sidoms në pjesën e parë të ditës. Hysrja e Hënës duket se kthjellon idetë dhe shpirtin.