Home KRYESORE Janë kundër Skënderbeut? Flamurin e tij shqiptarët myslimanë e valëvisin në Mekë!

Janë kundër Skënderbeut? Flamurin e tij shqiptarët myslimanë e valëvisin në Mekë!

Mjaftuan disa ekrane të vendosura përballë monumentit të heroit kombëtar, Skënderbeu, në Tiranë, gjatë faljes së namazit të Kurban Bajramit, që në rrjetet sociale dhe media të hidheshin akuza për skenarë kundër kombit shqiptar.

Por eksperti i bujqësisë, Hysni Gurra ka publikuar dy foto nga peligrinazhi i shqiptarëve myslimanë në Mekë, të cilët mbajnë në duar pikërisht flamurin e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Uau!!! Pelegrinët shqiptarë në një nga momentet kulminante të peligrinazhit (Jamarat vendi ku goditet djalli me gurë) me falmurin e Skënderbeut në duar. Foto janë ekskluzive, për ndonje mik gazetar që në këtë ditë paqe i intereson e vërteta dhe gurët duhet t’i hedhë drejt djallit e jo drejt njëri-tjetrit”, shkruan Gurra.

Lidhur me debatin ka reaguar edhe myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili tha se vendosja e ekranve në atë pozicion ka qenë rastësore, ndërsa për Skënderbeun theksoi se është hero i të gjithë shqiptarëve./opinion.al

Share: