Sot do të piketojmë ecurinë e librit në të ardhmen e afërt dhe atë të largët. Po fillojmë me rrugëtimin që do të bëjë libri shqiptar në të ardhmen e afërt. Në vijim do të hidhemi tek e ardhmja e tij e largët.
1) Hyjnizo shkrimtarin oborrtar. Tek ai gjejmë sigurinë dhe gjumin përjetësisht të qetë. Ai nuk e kërkon të keqen nga brënda-jasht por jasht-brënda, cka përkon me politikën tonë që armikun e kërkon gjithnjë jasht.
2) Dhjetëvjecarin e parë do të ngrihet lart shkrimtari disident. Nuk e kam fjalën për ata që janë gjallë, por ata të vdekurit. Atyre do tiu botohet vepra, në fillim do tiu bëhet reklamë e madhe, mbas disa muajsh libri do tiu bëhet karton. Hiqet urgjentisht nga tekstet shkollore dhe prej cdo librarie. Pa harruar edhe arkivat e bibliotekave kombëtare.
3) Me librat e shkrimtarëve disidentë që jetojnë ende, do të veprohet në dy mënyra. Shkrimtari që bën kompromise me ne, do të përkrahet me kufizime. Atij do t’i kërkojmë që të mos i sulmojë KURRË SHKRIMTARËT OBORRTARË ENVERISTË. Sepse po u godit shkrimtari i vjetër oborrtar, goditet jo vetëm shkrimtari i nvarur prej nesh, por lind mundësia që të dalin në pah shkrimtarë kokëfortë, që interesin kombëtar dhe lirinë artistike e vënë mbi interesin e tyre të ngushtë personal. Nëse shkrimtari e mban premtimin, ne do t’i ofrojmë punë shtetërore, cmime letrare dhe përkthime në gjuhë të huaja.
4) Librat e shkrimtarëve disidentë që janë gjallë nuk do t’i botojmë. Do të bëjmë përjashtime botuese vetëm kur do të rrethohemi prej presionit publik që do të na bëjnë kryesisht ata shqiptare që jetojnë jasht Shqipërisë, ose prej një pakice që jeton brenda vendit dhe që ne ende nuk i kemi shtënë në rrjetat tona.
Strategjia afatgjatë e librit
Sic e thashë qysh në fillim sytë dhe zemrën e kemi tek shkrimtari oborrtar.
1) Botues do të bëhen ish oficerët, kapterrët, gazetarët komunistë. Do të ndjekim shembullin e ambasadës amerikane në Tiranë, e cila na ka premtuar që do të punësojë ish sigurimsat tanë, për t’i pasur ata nën kontroll në të ardhmen dhe përdorur ata sipas interesave të saj.
2) Ata do të financohen kryesisht nga shteti nën kushtin që ata të bllokojnë cdo botim të librave që nxjerrin në dritë krimet tona enveriste, tentojnë të nxjerrin shqiptarin nga mitologjitë ballkanike, dashuria e tepruar nacionaliste dhe mbrojtjen me cdo kusht të tabuve patriarkale dhe seksuale.
3) Letersia shqipe nuk duhet te bëhet kurrë fitimprurëse për autorin shqiptar, përvecse atij oborrtar. Kurrë! Ajo duhet të shndërrohet në një industri mafioze që funksionon me paratë e vetbotimeve të shkrimtarit shqiptar mediokër.
4) Botuesi duhet të stimulojnë në maksimum përkthimin e letërsisë së huaj. Këtë duhet ta bëjë duke botuar paralelisht mijëra libra mjaft të dobët të autorëve shqiptarë. Sepse pastaj del në pah disniveli letrar i letërsisë së re, postkomuniste, me atë të huaj. Kështu ngrihet edhe më lart letërsia oborrtare komuniste.
5) Botuesi duhet të bëjë të pamundurën që letërsia e dobët post-komuniste të reklamohet në kulm. Të recensohet sikur të ish letërsi e gjenive botërore. Kështu lexuesi shqiptar brenda një periudhe të shkurtër do ta humbasë besimin në shkrimtarin shqiptar post-komunist. Shkurt, ai shkrimtar/poet që në Perëndim konsiderohet poet/shkrimtar shtëpiak/familjar, tek ne duhet të fluturojë përkohësisht shumë lart. Kritikët duhet të jenë njerëzit tanë. Duhet të jenë të varfër dhe ne t’i përkrahim që të pasurohen fort duke e shitur fjalën dhe kritikën kundrejt parave. Shkurt niveli i letërsisë së tyre duhet të jetë zero dhe niveli i kritikës 10-të. Sepse kështu, lexuesi shqiptar post-komunist do ta RI-kthejë kokën tek letërsia e shkrimtarëve tanë oborrtarë, të cilët duhet të mos vdesin kurrë.
6) Botuesi post-enverist duhet t’i bllokojë në dy rrugë prurjet e reja disidente, kontra-verse. 1) Duke mos e botuar fare atë. 2) Duke e botuar shumë shtrenjtë librin. Kështu varfërohet shkrimtari kopuk, që në realitet është i varfër prej natyrës së tij anti-konformiste. Në vazhdim libri do të bëhet direkt karton. Ose në rastin më fatlum, libri nuk do të shpërndahet rregullisht nëpër librari, nuk do të përmendet në rubrikat e librit në televizone dhe mediat e shkruara.
7) Duhet të ushqehet fryma e letërsisë masive. Suksesi i shkrimtarit duhet të matet pra jo tek cilësia por sasia e librave të shkruar.
8) Duhet ta frenojmë vetreflektimin shpirtëror dhe historik. Letërsia të krijojë ose sejlon gjuhësor, ose një hutim të gjithanshëm, dhe kjo arrihet duke falsifikuar cdo epokë historike që ne na njollos, dhe frenon frymën iluministe të disa vendeve envropiane.
Përkthyesit dhe albanologët
Sic e dimë të gjithë ata i ka përzgjedhur deri dje sigurimi ynë. Këtë duhet ta bëjmë edhe në të ardhmen. Ata duhet t’i mbajmë në pëllëmbë të dorës. T’u japim dhjetë herë më shumë se sa i bën haku i punës së tyre. Atyre do të vazhdojmë tia bëjmë të qartë se ATA nuk DUHET KURRË të përkthejnë ose vleresojnë letërsinë e shkrimtarëve anti-konformistë. Përndryshe do t’i përjashtojmë egërsisht dhe presim cdo lloj financimi dhe përkrahje. Ata duhet të mbeten besnikë dhe adhurues të shkrimtarëve tanë oborrtarë.
Krijuesit e mërgatës.
Sic e dimë rreziku më i madh na vjen prej tyre. Ata janë mendërisht më të hapur. Por janë edhe ekonomikisht totalisht të pavarur. Atyre nuk mund t’iu themi; rri urtë se të presim llokmën e bukës. Prandaj ata do të përjashtohen në dy rrugë. 1) Në mërgatë do të përfillim dhe vlerësojnë lart ish shkrimtarët tanë oborrtarë. Ata do të bëhen përfaqësuesit e letërsisë së mërgatës. 2) Të pagdhendurve do t’ju bllokojmë botimet, vlerësimin total kritik dhe reklamën. Në raste të vëcanta do t’i kërcënojmë në rrugë të ndryshme. Nuk duhet ta pësojmë sic e pësuam me Bilalin.
2) Ish spiunët tanë që punësohen nëpër ambasadat tona duhet që të sabotojnë cdo lloj tentative që shkrimtarët e mërgatës të bashkohen dhe krijojnë revista letrare. Ajo që arriti Bilali dhe Camaj e disa të tjerë duke themeluar revista letrare nuk duhet të ndodhë më.
3) Shkrimtarët e diasporës nuk janë të rrezikshëm vetëm ideologjikisht por edhe estetikisht. Ata i mbrujnë veprat e tyre me stile moderne, dhe kjo zhvlerëson prozën dhe poezinë e shkrimtarëve të brëzit tonë vjetër oborrtar enverist.
4) Shkrimtari i mërgatës reflekton humanizëm. Humanizmi është kanceri i artit oborrtar. Shkrimtari oborrtar duhet të merret vetëm me anën estetike, ose sic e kemi quajtur prej kohesh: “letërsia e sejlonit gjuhësor”.
Këtë letërsi e përmblodhi shumë bukur një poet i huaj: “ajo i ngjan një këmishe të bukur që e vesh një grua e përdalë, pa vlera, ose një burrë kriminel”
Kategoritë e shkrimtarit oborrtar
- Shkrimtari oborrtar, dembel dhe krijues i dobët. Këtë e uzurpojmë fare lehtë. Ky do të ndërsehet gjatë fushave masive.
- Shkrimtari oborrtar i talentuar por oportunist. Dembel dhe qylxhi. Ai vuan prej dobësisë së ofiqeve shtetërore dhe famës personale. Këtë do ta mbajnë nën rrogoz me pozitë pune dhe famë.
- Shkrimtari oborrtar që as nuk leh por as nuk të kafshon. ky është tipi më i vështirë për t’u telekomanduar. Kjo vjen ngaqe ai ka edhe talent por zotëron edhe shumë pisllëqe që kanë bërë të gjithë ata që e drejtojnë këtë vend. Këta tipa krijojnë në heshtje. Kur ne tentojmë t’i mobilizojmë ata na kundërpërgjigjen duke i përkrahur përkohësisht shkrimtarët kopukë si mjet shantazhi ndaj nesh. E vetmja leverdi që kemi prej tyre se ata nuk do të na kafshojnë kurrë. Vecse ne nuk do të mundemi kurrë që t’i mobilizojmë. Shkurt, ata gëzojnë privilegjin e të heshturit, ndërsa ne gëzojmë fatin që nuk do të na kafshojnë kurrë.
Pozicioni dhe e ardhmja e shkrimtarit oborrtar
Tek ai/ajo i kemi sytë. Ai nuk duhet të merret kurrë me problemet morale dhe plagët e hapura të shoqërisë. Ai duhet të fokusohet tek interesi dhe fama e tij personale. Tabutë ballkanike, si mitizimin, pazëvendësueshmërinë, fobinë rracore, historinë e falsifikuar, të gjitha këto kollona që mbajnë mbi shpatulla edhe ngrehinën tonë, ai nuk duhet t’i godasë, përkundrazi t’i mbrojë duke ruajtur të njëjtën linjë krijuese.
Sic e thamë më lart ne do ta mbrojmë atë duke mbajtur para sysh këto 5 udhëzime.
1) Plotësoja ATIJ nevojat materiale në maksimum. Foli si tregtar: cfarë do dhe sa do? Nën kushtin që ai të mos na i nxjerrë sytë dhe mbrojë ato vlera primitive që edhe e mbajnë peng mendjen shqiptare e atë ballkanike më gjërë.
2) Botuesit duhet të jenë njerëzit tanë,ish oficerë, gazetarë ose spiunë.
3) Ta përkrahim financiarisht botuesin post-komunist. Atij duhet që t’i krijojmë kushtet që të vjedhë shkrimtarin e ri mediokër. Të stimulohet sasia botuese, sepse kështu banalizohet letërsia e dobët, dëshpërohet shkrimtari, zhgënjehet lexuesi shqiptar dhe denigrohet letërsia post-komuniste. Atëherë nuk zbehet shkëlqimi i shkrimtarëve tanë oborrtarë. Kështu betonizohet ideja e shkrimtarit gjeni që lind një herë në 500 vjet, ashtu si shoku Emver.
4) Të krijojmë një brez të ri sekretaresh partie për letërsinë, kryesisht femra dhe dashnoret e bijve tanë njëkohësisht. Ato do të vigjilojnë podiumet letrare dhe skarcojnë menjëherë cdo lloj shkrimtari a poeti të pakompromentueshëm.
5) T’i ruhemi botuesve të vegjël, sidomos atyre që nuk pranojnë gjilpërat tona financiare. Sepse ata do të botojnë letërsi kontraversale. Botuesë të tillë duhet t’i shkatërrojmë me sulme ekonomike dhe bllokojmë cdo dritare komerciale apo televizive.
6) Të bllokohet shkrimtari kopuk duke mos e botuar, botuar shumë shtrenjtë dhe kthyer librin direk në karton ose duke mos e shpërndarë dhe reklamuar.
7) Të stimulohet dhe financohet përkthimi i letërsisë së huaj. Të stimulohet botimi i letërsisë së dobët shqipe. Të bllokohet jasht Shqipërisë përkthimi dhe botimi i letërsisë kontraverse. Krimet enveriste nuk duhet të letrarizohen kurrë. Edhe e kaluara më e hershme historike duhet letrarizuar në mënyrë të atillë që të mos dëmtojnë mitet tona kombëtare. As tabutë ballkanike nuk duhen zhveshur lakuriq kurrën e kurrës.
8) Hipokrizia, moskokëcarja ndaj plagëve të kohës dhe articialja duhet të jenë mbushja e artit të letërsisë.
Rrofte Partia me shkrimtarin oborrtar.
Vdekshin shkrimtaret e lire.
Rrofte mendja e prangosur shqiptare dhe tabute primitive ballkanike!!
Rezart Palluqi
Nxjerre nga arkivat e shtetit, me shtator 2017