Home KRYESORE KAVAJA REZIKON SËRISH, PS BOJKOTON KËSHILLIN BASHKIAK

KAVAJA REZIKON SËRISH, PS BOJKOTON KËSHILLIN BASHKIAK

Nga Kelment Baci

Partia Socialiste në Kavajë ka vendosur të bojkotojë mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Ky ishte “thashethemi” më i fundit që qarkullon në gojët e drejtuesve lokalë të majtë. Mirëpo ky “thashethem”, u vërtetua pikërisht ditën e sotme, pasi anëtarët e majtë të Këshillit Bashkiak nuk u paraqitën në mbledhjen e thirrur dhe parashikuar për t’u mbajtur në orën 11:00.

Sipas informacioneve konfidenciale mosparaqitja në mbledhje e anëtarëve të majtë është rezultat i një vendimi për të bojkotuar mbledhjet e Këshillit Bashkiak për gjashtë muaj me radhë me qëllim shkuarjen në zgjedhje të parakohshme për Keshillin Bashkiak.

Partia Socialiste ka numrin më të madh të anëtarëve në këshill dhe përdorja e kësaj “skeme” pamundëson kuorumin e nevojshëm që mbledhjet të zhvillohen normalisht dhe organi legjislativ të vazhdojë punën e tij.

Burime të sigurta thonë se bojkoti nga ana e të majtëve në Këshill po bëhet vetëm që tetë anëtarët e djathtë të cilëve i’u ka mbaruar mandati të mos zëvendësohen me tëtë kandidatët e radhës në listë. Mungesa e të majtëve në këshill sjell mungesës e kuorumit të nevojshëm për betimin e tyre.

PS në Kavajë ka edhe një arsye të fortë për bojkot, pasi synimet e PD-së shkojnë shumë larg. Burimi sqaron se nëse PD arrin të mandatojë tetë anëtarët e saj, ajo do të bëjë një rrotacion edhe në nivel drejtuesish në këshill.

Madje burimi shkon edhe më tej duke përmendur emra konkretë. Ramazan Cara aktualisht Kryetar i Këshillit Bashkiak dhe Valbona Karkini sekretare e Keshillit Bashkiak janë dy personat dhe postet që PD synon t’i zëvendësojë. Synimet e PD-së, janë që si Kryetar i Këshillit Bashkiak të zgjidhet ish-kreu i FRPD-së, Fisnik Qosja, ndërsa në postin e sekretarit/es ende nuk ka një emër kronkret që të lakohet.

Por kjo “srategji” e PD-së nuk mbaron këtu, pasi synimi kryesor i saj është zëvendësimi i anëtarëve të Qarkut të Tiranës, që më pas bashkë me LSI ta kontrollojnë atë.

Pavarësisht heshtjes me deklarata apo kundërshti mediatike PS e ka kuptuar këtë “hile” të dy partive opozitare dhe ndoshta për këtë instruksionet kanë ardhur nga “lartë”.

Megjithatë ka zëra që thonë se është vetë deputeti i majtë Arben Ahmetaj, i cili nëpërmjet zgjedhjeve për Këshillin Bashkiak kërkon të testojë dhe provojë emra konkret se kujt duhet ti besojë në Kavajë.

Sot ndodhi vetëm bojkoti i mbledhjes së parë, skenari do të zbulohet në mbledhjet e ardhshme.

Rastësi apo Bojkot?!

Share: