Nga Fadil Maloku
Kosova, me Qeveri; “dinosaurësh”(komandantash!) &”shkurtabiçësh”(tyxharësh!) dhe “minoritarësh” (patriot!)?!
Që fillim duhet cekur, qē kjo qeveri, edhe nëse formohet, do jetë tejet e kushtëzuar dhe e hendikepuar për shumë arsye;
1. Arsyeja e parë madhore, që kujtojë se do e përcjell sidomos fillimin e mandatit qeverisës, ka të bëjë kryesisht me; defektin e kompleksit dhe hipotekës së;
“Pakicës shqiptare” (sepse, nuk i ka 51 deputet etnik shqiptar, pra nuk do ket legjitimet të 95% të banorëve!), që frikohem, se gjatë gjithë “odisejadës” qeverisëse…, do kushtëzohet (lexo; shantazhohet!) me lloj lloj kërkesash të dirigjuara; pa asnjë diskutim; si nga “tuxharët” ashtu edhe nga “minoritarêt” serb (lexo; puro Beogradi!) të llastuar nga superprivilegjet (!), që askund në asnjë shtet normal, nuk mund t’i hasish!?
2. Arsyeja e dytë, gjykojë do të jet me jetëgjatësi… (gjashtë muaj, një vit,… gjë varet shumë nga vullneti i opozitës shqiptare VV dhe LDK-s), dhe pa asnjë dyshim, do përcillet me; shumë konfuzione, akuza, kundërakuza, e shfajsime nga më të ndryshme (si satisfaksion moral e politik për keqeverisje!) për “kualitetin”,moskordinimin, mospërfaqësimin (klanor, e grupor!) partiak në mandatin qeverisës! Kjo do të ndodhë edhe si pasojë shumë “niveleve vendimarrëse”, dhe do etiketohet si qeveri, e;
“Shumicës vendimarrëse”, qeveri e kontrollit dhe menaxhimit nga liderët politik (lexo; kontratën, dhe prononcimin publik të Z. Pacolli, në Rubikon) për të ngarkuar dhe shkarkuar, secili ministrat e vetë!
3. Arsyeja e tretë, do jenë sfidat vjetra (demarkacioni) dhe këto të rejat në horizont (asociacioni /lexo; një republika Serpska, në Kosovë/), ushtria e Kosovës, demarkacioni me Serbinë (që do jetë shumëfish më i vështirë!) që do jenë “kafshata” të pakapërdishme, për (komandantin e lavdishëm) kryeministrin Haradinaj! I cili përkundër gjitha këtyre pengesave, shpresojë të ndjek dinamikën e qeverisjes së tij emblematike të “njëqinditëshit”, dhe të mos bie pre e “arsyeve”, të lartcekura!