Me 62 vota “pro” u votua Qeveria e Kosovës udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Nga të pranishmit nuk kishte asnjë votë kundër e një abstenim nga Zafir Berisha. Në votim nuk kanë marrë pjesë deputetet e LDK, Alternativës dhe Vetëvendosjes që e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.
Ministrat e Qeverisë Haradinaj janë si më poshtë:
Ministër i FSK: Rrustem Berisha
Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj
Ministria e Financave: Bedri Hamza
Ministria e Shendetësisë: Uran Ismaili
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Kujtim Gashi
Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha
Ministrja e Drejtësisë: Abelard Tahir
Ministria e Inovacion dhe Ndërmarrësisë: Besim Beqaj
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale: Skender Reçica
Ministria e Arsimit: Shyqeri Bytyqi
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: Bajram Hasani
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik: Valdrin Lluka
Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor: Albena Reshitaj
Ministria e Diaspora dhe Investimeve: Dardan Gashi
Ministria e Bujqësisë: Nenad Rikalo
Ministria e Zhvillimit Rural: Rasim Demir
Ministria e Administratës Publike: Mahir Jagxhillar