Mbi 495 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë nisin nesër vitin e ri shkollor 2017-2018. Nga ky numër total, rreth 33 mijë vogëlushë do të përjetojnë emocionet e uljes për herë të parë në bankat e shkollës. Sipas Udhëzimi të Ministrisë së Arsimit, shkolla fillon në 11 shtator dhe përfundon në 2 qershor 2018 për arsimin fillor, dhe 14 qershor për shkollat e mesme.
Të hënën e 11 shtatorit fillon viti i ri shkollor. Në bankat e shkollës në arsimin fillor dhe atë 9-vjeçar, dhe atë të mesëm do të ulen 495 mijë nxënës.
Nga ky numër, rreth 33 mijë vogëlushë në të gjithë Shqipërinë do të përjetojnë për herë të parë emocionet e uljes në bankat e shkollës. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, viti i ri shkollor fillon 11 shtator dhe përfundon në 2 qershor 2018.
Ndërkohë që pushimet fillojnë në 23 dhjetor dhe përfundojnë në 7 janar. Sa i përket provimeve kombëtare të lirimit, udhëzimi parashikon që ato të zhvillohen në periudhën 11- 30 qershor të vitit 2018.
Ndërkohë që përfundimi i mësimeve për shkollat e mesme është parashikuar data 14 qershor. Për maturantët, viti shkollor fillon në 11 shtator dhe do të përfundojë në datën 31 maj 2018.
Pushimet me rastet e festave të fundvitit edhe për gjimnazistët fillojnë në 23 qershor dhe përfundojnë në 7 janar. Provimet e Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2017-2018 do të zhvillohen gjatë periudhës 1 deri në 30 qershor sipas urdhëzimit të Ministrisë së Arsimit.
VITI I RI SHKOLLOR
Rreth 495 mijë nxënës në arsimin parauniversitar
Rreth 33 mijë nxënës nisin klasën e parë
Shkollat fillore, mësimi mbaron në 2 qershor 2018
Shkollat e mesme, mësimi mbaron në 14 qershor 2018
/Oranews.tv/