Kthjellime dhe vranësira kalimtare pritet të dominojnë kushtet e motit në gjithë territorin deri në mesditë, kur sipas sinoptikanëve, në zonat veriore do të ketë zhvillim të vranësirave dhe shira të përkohshëm.
Sipas “Meteoalb”: Pasditja vijon me kthjellime e vranësirave të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa vranësira dhe shira të dobët do të ketë vetëm në zonat malore lindore.
Temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante ku vlerat ekstremale në rang territori do të luhaten nga 8°C zonat verilindore deri në 29°C qendra e vendit.