A ka qenë kreu i PDK-se, Nard Ndoka njeri nga demokratet që votoi pro zgjedhjes së Gramoz Ruçit si kryetari i ri i Kuvendit? Kjo nuk dihet saktesisht, por së fundi ka pasur një replike mes tij dhe fotografit Agim Ramës.
Me një postim në faqen e tij në Facebook, Agim Rama teksa bën tag Ndokën dhe shkruan: “Ku ka zë nuk eshte pa gje… Thuhet se njera vote pro Rucit eshte e Nard Ndokes”.
Pa asnjë kompleks, Ndoka nuk ia ka kursyer një përgjigje, po publike, po përmes rrjetit social Facebook, ku i shkruan se ai nuk ka frikë kur voton.
Reagimi i Ndokës
Agim, kur votoj, e bej publike voten nuk kam frike njeri! Nuk fshihem, as si komunistat, as demokratikasit!/360grade.al