Home KRYESORE Ndodh ajo që nuk pritej! Pitt dhe Jolie anulojnë divorcin

Ndodh ajo që nuk pritej! Pitt dhe Jolie anulojnë divorcin

Nuk ka më divorc. Brad Pitt dhe Angelina Jolie i kanë dhënë njëri-tjetrit një mundësi të dytë.

Dhe takimi i parë pas 10 muajsh, larg syrit të medias, është realizuar në Beverly Hills, në shtëpinë e një miku të përbashkët të çiftit, ku Jolie dhe Pitt kanë mbërritur me dy makina të ndara. Biografi i çiftit, Ian Halperin thotë se çifti ka qëndruar për herë të parë përballë njëri-tjetrit, vetëm për vetëm, pa prani të avokatëve apo psikologëve.

Pati shumë lot, thotë Halperin, asgjë më nuk kishte mbetur për tu diskutuar mes të dyve. Thjesht vendosën se e dashuronin ende njëri-tjetrin dhe vendosën për një fillim të ri.

Ndryshe nga sa u përfol shtatorin e shkuar, lidhjet e Pitt me drogën alkoolin dhe dhunën e pretenduar ndaj djalit të tyre Maddox, që çoi edhe në hetim aktorin nga FBI dhe shërbimin social, pas muajsh të tërë pa folur asnjë fjalë me njëri-tjetrin, Angelina Jolie dhe Brad Pitt i kanë dhënë njëri-tjetrit mundësinë e dytë të rikthimit bashkë, me kushtin për të vijuar terapinë rehabilituese dhe sesione këshillimore shpirtërore, ashtu siç bën vite më parë Liz Taylor dhe Richard Burton, çifti i famshëm hollivudian që u ndanë dhe u rimartuan dy herë në vitin 1960 dhe 1970.

Angelina ishte shumë e mërzitur për incidentin në avionin privat, rrëfen Halperin, dokumentari i të cilit “Historia e pabesueshme e Brangelina” do të shfaqet këtë vit për herë të parë në Britaninë e Madhe. Ndaj, aktorja ka vendosur që dokumentet e divorcit t’i mbajë ende nën tryezë, ndonëse një copë letër për të nuk është më e rëndësishme sesa dashuria për bashkëshortin.

Share: