Nga Nikollaq Neranxi
Te dashur himariote,
Ne luften tone pa kompromis ne mbrojtje te pronave, historise dhe identitetit te Himares, ne ia kemi dale te sensibilizojme edhe faktorin nderkombetar.
Ne cilesine e Kryetarit te Shoqates per Mbrojtjen e Shtepive, Pronave dhe Historise Himare, dua te falenderoj Ambasadoret e akredituar ne vendin tone te cilet i kane dale ne mbrojtje banoreve autoktone te Himares qe kercenohen me debim nga shtepite e tyre dhe fshirje nga harta te Himares me gjithe historine e saj.
Nje falenderim i vecante shkon per Ambasadorin Lu dhe Ambasadoren Vlahutin te cilet tashme jane ne dijeni te cdo detaji mbi skenarin qe po pergatitet mbi kurrizin e banoreve. Himariotet nuk kerkojne asgje, vetem te qendrojne ne shtepite dhe pronat e tyre dhe jane pro cdo investimi qe nuk cenon familjet e tyre.
Ky eshte nje mesim shume i madh edhe per pjesen indiferente te banoreve te zones tone, por edhe per ata persona te frikesuar dhe te kompleksuar nga shteti i te forteve, per arsye te ndryshme.
Fitorja eshte e atyre qe guxojne prandaj nuk duhet hequr dore. Duhet te rezistojme te forte dhe te vendosur deri ne zgjidhjen perfundimtare.