Home KRYESORE NEXHAT HAZIRI | TETOVE: Vajzat shqiptare detyrohen me dhunë nga prindërit të...

NEXHAT HAZIRI | TETOVE: Vajzat shqiptare detyrohen me dhunë nga prindërit të regjistrohen në medrese!

Kah po shkojme ?

Secili shqiptar qe jeton ne Maqedoni, do te duhej t’ia bente vetes kete pyetje. Kah po shkojme ?

A ka nevoje qe shoqeria shqiptare per arsimim te mirefillte, sidomos te femres shqiptare, apo per te bere regres duke shtuar numerin e nxenesve neper shkolla fetare, siç eshte kjo Medrese, ku sipas ketij portali “Tetova 1”, ka nje interesim enorm per rexhistrim ne Medresen “Isa Beu” ne Tetove.

Kjo mbase duhet kuptuar si tragjedi kombetare, kur kihet parasyshe se cili eshte niveli arsimor dhei mesimnxenjes ne keto institucione fetare, te cilat kultivojne vetem frymen talibane te hoxhes se Sllupçanit, Bin Ladenit shqiptar, imamit Jakup Asipit,(he mos i paste shpirti rahmet) fryme kjo e territ dhe e tradites se Kandaharit, dhe jo e drites dhe perparimit.

Asgje me shume se sa primitivizem, apo do te prodhohen mesuese si ato te kopshtit te femijve “Bleta” ne Shkup, e me se shumti mund te prodhoje “hoxhonica” .Shoqeria shqiptare ne Maqedoni kane nevoje per kuadro te reja profesionale, mjeke, profesoresha, gjykatese, gra te zonja, lidere te se nesermes, qe do ta udheheqin shoqerine shqiptare drejte proceseve integruese dhe zhvillimore si shoqerit e tjera perendimore.

Ka nevoje per me shume si Teuta Arifi, Fatime Fetahi, Ermira Mehmeti, e te tjera gra e vajza te zonja qe i bejne nder kombit dhe vendit ku punojne dhe veprojne. Aq me keq, kur nje mik i im me thote, i afert me zhvillimin e procesit mesimor ne kete Medrese, se keto vajza te reja, shumica e tyre detyrohen me dhune per tu regjistruar ne kete Medrese.

Dhe kjo eshte vertete nje alarm per kedo ne kete shoqeri, per ta ndaluar degradimin jo vetem te femres shqiptare, por gjithe shoqerise ne pergjithesi.

VAJZA, BEHUNI TE GUXIMSHME DHE HEDHNI PER TOKE ATE SHAMI DREQI ,E CILA JU ROBRON, JU BENE SKLLAVE SEXI TE BURRAVE TUAJ TE ARDHSHEM. JU BENE TE PADINITETSHME,PA TE DREJTA PER FATIN DHE JETEN TUAJ, JU BENE PRONE E DIKUJT TJETER, QI AI TE VENDOS PER TY, PER JETEN TENDE.

TI KE FORCE, TI BEJE, TI JE THEMELI I SHOQERISE, LIDERE E SE SOTMES DHE E SE ARDHMES. TI KE LINDUR E LIRE, MOS PRANO TE ROBROHESH.

KALLE ATE SHAMI (N.H)/MaqedoniaShqiptare

Share: