Home KRYESORE Nis me përplasje seanca e parlamentit

Nis me përplasje seanca e parlamentit

Seanca plenare e drejtuar nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka nisur me përplasje, ndersa Ruçi tha në fillim të fjalës së tij me rendin e ditës, pasdite punimet do të vazhdojnë me diskutime rreth programit të qeverisë.

Ruçi lexoi dekretin e presidentit Ilir Meta për kryeministrin dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe ftoi Ramën për prezantimin e programit politik ndërkohë që kreu i Grupit të PD.

Menjehere Edmond Spaho, tentoi të marrë fjalën, veprim ky që shkaktoi edhe debatet e para. Spaho ka kërkuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pasi sipas tij, koha e debatit përcaktohet nga rregullorja. PD kërkon kështu që debatet të zhvillohen në vijim të prezantimit dhe jo pasdite.

Fjala e gjatë e Spahos nga vendi bëri ë Ruçi t’i përgjigjet me batutë. “Edhe sikur ta kishe marrë fjalën, do kishe mbaruar tani” , tha Ruçi.

./360grade.al/

Share: