Home KRYESORE Nuk punojnë radarët? Shpërthen deputeti i LSI: Shkarkojeni Haki drogën

Nuk punojnë radarët? Shpërthen deputeti i LSI: Shkarkojeni Haki drogën

Nga Endrit Braimllari

Haki Çako nxjerr zbuluar Kryeministrin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron gënjeshtrat e Haki Çakos për mosfunksionimin e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës detare.

Alibia e Haki Drogës dhe e klanit kriminal që e mban drejtor, kërkon ta transferojë përgjegjësinë e vet tek Forcat e Armatosura, për të fshehur implikimin e tij të drejtpërdrejtë në situatën e rëndë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Sulmi i tij dhe akuzat ndaj Forcave të Armatosura, që janë krenaria jonë në NATO, janë në fakt dëshmia më alarmante e mosfunksionimit të bashkëveprimit dhe koordinimit qeverisës që është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Kryeministrit.

Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, Kryeministri duhet ta shkarkojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit!

Share: