Home KRYESORE Ja si do jete koha këtë te enjte

Ja si do jete koha këtë te enjte

Të enjten sipas Meteoalb territori mbetet me kthjellime deri në mesditë kur vranësira kalimtare shfaqen në zonat veriore – verilindore.

Pasditja dhe mbrëmja vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve me vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit ndërsa me vranësira të dukshme mbeten zonat veriore – verilindore .

Era do fryjë mesatare deri e fortë pas mesditës, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgë 2 – 3 ballë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 31°C.

Share: