Seancës së sotme plenare nuk i kanë munguar akuzat nga ana e opozitës dhe Edi Plaoka, nënkryetari i Kuvendit, ka lëshuar akuza ndaj kreyemnistrit Rama dhe qeverisjes së tij.
“Bëri kurban Beqajn dhe Tahiri, por e di kushdo që ata u përdorën keq nga Rama. Ai shpalli si risi qeverinë e vogël. Edhe më naivi e kupton se cilat janë qëllimet e vërteta të këtyre ndryshimeve, që lidhen me të famshmen tepsi dhe timon. Tani vjedhja do jetë e përqendruar. Nga dy duart, vendoset në një dorë”, – tha Paloka.