Home KRYESORE Patozi: Raporti i OSBE I dha hakun Ramës dhe Bashës

Patozi: Raporti i OSBE I dha hakun Ramës dhe Bashës

Nga Astrit Patozi

Ky raporti i OSBE për zgjedhjet e 25 qershorit, edhe pse duket më i ftohtë dhe indiferent se pararendësit, ngjan t’u ketë dhënë hakun të dy strategëve të marrëveshjes së 18 majit.

“Timonierin” e qeverisë nuk e ka lënë ta shesë si të lirë dhe të ndershme fitoren e vet, pavarësisht se ai mund t’i gëzojë frutet e saj edhe me cenet e vëzhgimit.

Ndërsa udhëheqësit virtual të Republikës së Re nuk ia ka dhënë mundësinë që të fshehë kokën pas raportit për të justifikuar humbjet e veta të njëpasnjëshme.

Ndoshta me të drejtë, se nuk mund të ketë gjyq, kur nuk ka padi. Dhe nuk mund t’i kërkosh asnjëherë gjykatësit të ankohet më shumë se paditësi .

Ju kujtohet besoj që Lulzim Basha nuk pati asnjë kontestim derisa zgjedhjet përfunduan dhe doli rezultati.

Share: