Home KRYESORE Patozi: Së shpejti nisim një projekt politik brenda PD! Do ja dale?!

Patozi: Së shpejti nisim një projekt politik brenda PD! Do ja dale?!

Një nga zërat më me peshë në Partinë Demokratike, Astrit Patozi, njoftoi në emisionin “Të Paekspozuarit” ne News 24 se shumë shpejt do të prezantohet një projekt i ri politik brenda PD.

“Rruga institucionale është rruga e zgjidhjes. Shumë njerëz, duhet të kenë një projekt politik dhe ta paraqesin në forumet zyrtare të PD-së por edhe publikut dhe t’i themi kështu nuk vazhdohet dhe të marrim zgjidhje”, tha Patozi.

Ish-deputeti i PD foli edhe për situatën aktuale të Partisë Demokratike, që sipas tij nuk ka potencial për ti bërë ballë pushtetit, nuk dha argumente sepse projekti i tij do te kishte potencialin e munguar ne Opozite!

Por si e shikon PD, Astrit Patozi?

“PD sot është krizë përfaqësimi dhe legjitimiteti. PD duhet të kthejë votën e lirë brenda saj, pastaj të kërkoj votën e lirë. Nëse nuk kthen këtë, nuk ka forcë dhe moral të mund kundërshtarin që do ketë përpara. Nuk kam asgjë personale me Bashën, ai s’ka asnjë detyrim ndaj meje për të qenë apo jo unë në listën e tij dhe nuk kam pse te flas me Bashën, ai ka detyrim të madh ndaj demokratëve”, tha Patozi qe sic duket qarte e personalizon levizjen brenda PD me veten e tij dhe t emendosh qe shume prej mbeshtetesve te kesaj rryme politike nuk bejne gje tjeter vecse ankohen per kete personalizim dhe ata qe jane me Bashen dhe jane te shumta nuk para e pelqejne Patozin..

Share: