Home KRYESORE Berisha: Atentat i rëndë ndaj fjalës së lirë

Berisha: Atentat i rëndë ndaj fjalës së lirë

Nga Genc Caushi

Dështoj sot tentativa e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar, për ndërprerjen e sinjalit për televizionet private, që transmetonin live punimet e seancës parlamentare.

Një vendim i tillë i paprecedentë ka shkaktuar nje blackout disa minutësh tek mediat televizive, por edhe një reagim enblock të menjëhershëm të opozitës brenda dhe jashtë Kuvendit ndaj këtij vendimi censurues.

Ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, i cili pohoi se drejtori TVSH ka vendosur tarifa që nuk përballohen. Por pas reagimeve të opozitës, TVSH është tërhequr nga vendimi.

Ndërsa nga salla e Kuvendit, ish kryeministri Berisha deklaroi: “Gëllçi i zi, me urdhër të një njeriu që ka alergji, tmerr, frikë nga vota e lirë, neobllokemi, Ervin Kristaq Rama ka ndërprerë sinjalin e të gjithë mediave të tjera në mënyrë që të bllokojë komunikimin e shqiptarëve, në maksimum me sallën e parlamentit. Ky akt është atentat i rëndë ndaj fjalës së lirë. Kërkoj rikthimin e të drejtës së televizioneve që kanë respektuar këtë Parlament, ”, tha ish-kryeministri Berisha.

Më herët kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Petrit Vasili e cilësojë të rëndë atë se cfarë ndodhi me mos dhënien e sinjalit nga TVSH për televizionet e tjera.

”Parlamenti është në rrugën e asfiksimit,” po kthehet në tempull pa gojë,” tha Vasili. Duke ju drejtuar kryeministrit, Vasili tha se një i paditur që drejton qeverinë ka bërë gjithçka për ta kthyer Parlamentin në një sekt ku nuk flitet, ku fjala nuk shpërndahet. Ai e konsideroj të rëndësishëm rolin e medias në transmetimin e fjalës, dhe shtoi se vendimi i sotëm, është “ërrësim i fjalës, na kthen në 97-ën ku kemi pasur vetëm TVSH-n vetëm një qeveri.”

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i ka kthyer përgjigje shqetësimit të ngritur nga PD dhe LSI në lidhje me mos dhënien e sinjalit nga ana e TVSH-së. Ruçi tha se rregullorja e parashikon transmetimin e plotë të seancës, por kërkoi që çështja të zgjidhet jashtë sallës së Kuvendit. “Këtu zbatohet rregullorja. Dhe rregullorja kërkon seancat të jenë të hapura dhe media është e pranishme. Nëse ka mosmarrëveshje mes TVSH dhe kanaleve private këto çështje zgjidhen në rrugë të tjera dhe jo në sallën e parlamentit”, tha Ruçi.

Ndërkohe nga foltorja e Kuvendit ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh në favor të mediave.

“Si në çdo vend normal, Kuvendi duhet të ketë televizionin e vet, duhet të ketë shërbimin e vetë për të gjithë të interesuarit që ta marrin këtë shërbim. Si në çdo vend normal dhe shtet demokratik, ku në çdo parlament demokratik, ky shërbim jepet nga ekrani i kuvendit është koha që kjo të bëhet edhe në Shqipëri. Si në cdo vend tjetër nuk mund të ketë 25 kamera në sallën e Kuvendit, nuk është nevoja për këtë shpenzime të aktorëve mediatik. Këtu mjafton një regji televizive e Kuvendit dhe kjo regji ia jep atyre që kanë dështirë ta transmetojnë të plotë, të pjeshëm cdo veprimtari të Kuvendit. Ligji që i imponon TVSH dhënien falas të veprimtarisë së kuvendit është një adoptim në kushtet e demokracisë i një situatë komuniste. Këtu fillion dhe mbaron gjithcka. Kërkesa e TVSH për t’ua shitur apo imponuar televizioneve private një fature ose dhënien e sinjalit me logon e TVSHh është dicka që i takon të shkuarës. Sepse asnjë tv, qoftë publik apo privat nuk mund të ketë këtë ekskluzivitet, ” tha Kryeministri.

Reth këtij incidenti ka reaguar edhe vetë Drejtori Gëllçi, i cili shprehet se televizionet janë njoftuar që një javë më parë përmes një shkrese zyrtare lidhur me këtë çështje. “S’ka asnjë bllokim sinjali, u kemi kërkuar televizioneve private të lidhim kontratë e të ndajmë kostot teknike ose nëse e duan pa lekë, atëherë të transmetojnë pamjet me logon e RTSH Kuvend. Nëse e duan pa logo atëherë le të vijnë të lidhin kontratë, të ndajmë kostot e prodhimit e të kenë sinjal të pastër e të qartë”,- tha Gëllçi, por një nga televizionet kombëtare si Top Channel deklaron se një shkresë e tillë nuk ka ardhur.

/news365.al

Share: