Nga Sorina Koti*
Drejtuesit e Bashkise dhe te Qytetit ngulen kembe si mushka se Pazari i Korces ishte nje sukses dhe kerkesa per te marre dyqanet me qira ishte aq e larte sa nuk e plotesonte dot Bashkia…
Sot, pas 2 vitesh shohim deshtimin e plote dhe te pranuar nga vete udheheqesit e Bashkise Korce.
Sot, Ata i kerkojne Keshillit Bashkiak te Rishikoje vendimin nr. 110, date 27.11.2015, dhe te lejoje ushtrimin e te gjitha llojeve te aktiviteteve me perjashtim te disave.
Sot, Bashkia Korce i kerkon KB te miratoje ate qe Partia Demokratike ka 2 vjet qe e ka propozuar, e ka mbrojtur dhe e ka kerkuar. Ne propozuam hapjen e te gjitha aktiviteteve dhe mos cenimin e llojit te biznesit; kerkuam te mos hidheshin ne rruge 150 biznese qe operonin atje; ne kerkuam qe njerezit e punes te mos mbeteshin rrugeve…
Kjo tregon se sa te pa pergjegjshem jane drejtuesit e Bashkise dhe te Qytetit. Edhe kete rradhe ATA treguan se interesat e tyre mbizoterojne mbi dashamiresine dhe detyrimin per ta zhvilluar ekonomikisht Korcen…!
*Anetare e Keshillit Kombetar te PD