Home KRYESORE PD: Pse nuk veproi Haki Çako për të parandaluar vrasjen e gjyqtares…

PD: Pse nuk veproi Haki Çako për të parandaluar vrasjen e gjyqtares…

Sipas Partisë Demokratike, gjyqtarja Fildes Hafizi, përpara se të ekzekutohej nga ish-bashkëshorti i saj, kishte takuar drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çakon dhe drejtorin e Krimeve, Ardian Çipën për t’i kërkuar ndihmë.

“Qeveria duhet të japë llogari: Pse Edi Rama ka ofruar çdo vit amnisti masive, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë? Pse amnistitë e tij kanë përfshirë ulje dënimi dhe lirim të kriminelëve që kanë kryer vrasje apo tentuar të kryejnë vrasje? Pse policia nuk i afroi mbrojtje gjyqtares Hafizi kur ajo e kërkoi më shumë se një herë? Pse nuk vepruan për parandalimin e tragjedisë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Krimeve në Policinë e Shtetit, të cilët u takuan personalisht nga gjyqtarja ku ajo kërkoi ndihmën e tyre?” / shkruhet ne deklaraten e shtypt te PD e cila ngre pyetje:

Pse këta drejtues të policisë nuk e ndihmuan dot gjyqtaren e ndjerë!?

Sipas PD-së vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nuk do të kishte ndodhur nëse krimineli nuk do të favorizohej nga veprimet e papërgjegjshme të shtetit dhe sipas Partia Demokratike me fillimin e lëgjislaturës do propozohet një ligj që ndalon uljen e dënimeve për vrasje dhe sigurisht amnistimin e tyre.

Share: