Kryeministri Edi Rama dha sot një mesazh për Greqinë, kur tha se Shqipëria nuk do të mbyllë as sytë e as gojën “në mbrojtje të të vërtetave dhe të drejtave të veta”. Ai tha se shumë shpejt do te ketë zgjidhje për problemet e mbartura me Greqinë.
“Ne vazhdojmë të besojmë në devizën tonë zero probleme me fqinjët. Do i zgjidhim problemet e mbartura me të vetmin fqinj që kemi probleme të mbartura. Mesazhi im është i thjeshtë dhe i qartë: Duam miqësi reciproke, respekt të ndërsjelltë dhe bashkëpunim strategjik.
Per ne çdo grek që jeton në Shqipëri është anëtar me liri dhe të drejta të barabarta i familjes sonë, e minoriteti grek një urë lidhëse mes dy vendeve, urë për të cilën kujdesi i qeverise dhe shtetit shqiptar vetëm do vijojë të rritet.
Por Shqipëria pavarësisht halleve dhe nevojave të saj s’do mbyllë asnjëherë as sytë as gojën në mbrojtje të të vërtetave dhe të drejtave të veta.
Me lejoni sot të shprehem besimplotë se koha që kemi përpara do sjellë zgjidhjet e dëshiruara per të dyja palet, me dialgog real, me këmbë në tokë, marrëdhëniet mes nesh do ngrihen në një nivel të ri miqesie, respekti dhe bashkepunimi” u shpreh Rama.