Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha, ne nje dalje per media menjehere pas zgjedhjes se Gramoz Ruçi si kryetari parlamentit, eshte shprehur se eshte e turpshe qe Ruçi te jete kryeparlamentar.
“Është e turpshme të zgjidhet Gramoz Ruçi në krye të parlamentit. Ai është përgjegjës për masakrën e 2 prillit dhe 4 viktimat e pafajshme” tha Basha.
Ai ka mbështetur edhe protestuesuesit, duke thënë se PD do jetë në anën e tyre.
“Do jemi në krahun tuaj dhe vlerat që përfaqësoni. Do jemi çdo ditë me qytetarët dhe kundër krimit e korrupsionit”, deklaroi ai.