Menaxherja e studios ku ofrohej seks online habit me deklaratën e saj para para trupit gjykues. Gjykata e Tiranes ka caktuar sot masen e sigurise ‘Arrest me burg’ ndaj tutores dhe ka lënë me arrest shtepie vajzat e rekrutuara, qe policia arrestoi pak dite me pare ne operacionin policor të koduar “Chat line 3”.
Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”, e cila shfrytëzonte vajza të reja për prostitucion virtual ka mohuar akuzat para trupit gjykues.
“Vajzat bënin çdo gjë me deshirën e tyre, nuk janë detyruar për asgjë. Nuk e dija që ky aktivitet është vepër penale”- ka thënë menaxherja.
Arrestimet
– Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”.
– Artur Bakalli, 33 vjeç, banues në Tiranë.
– Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
– A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.
– E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
– K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.
– A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ndiqet në gjendje të lirë shtetasja:
– B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.