Home KRYESORE Shkurtime në administratën shtetërore? Rama paralajmëron:

Shkurtime në administratën shtetërore? Rama paralajmëron:

Me krijimin e qeverisë së re “Rama 2” kryeministri Rama shkurtoi numrin e ministrave dhe me sa duket me këtë ide do të vijojë edhe me organikat nëpër këto institucione. Ndërsa paralajmëroi shkurtime në administratë, Rama tha se nuk mund të pranohet që ka më shumë drejtorë e sekretare në institucionet tona.

“Si mund të ketë ministria inspektorë? Shteti s’do jetë më zorrë që nuk mbaron në gjithë Shqipërinë për të shtuar oreksin e partive. Sistemi që na duhet, duhet të jetë i vogël, solid dhe fleksibël që shteti të zhvendoset më pranë qytetarëve”,- u shpreh ai.

Kryeministri foli qartë kur tha se s’mund të pranohet që ky vend të mbajë mbi kurriz njerëz kot, struktura të fryra që rrisin shpenzimet

“Jemi vendi me numrin më të madh të drejtorëve, shefave, sekretareve, pastruesve dhe rojeve në Europë. Zyra kombëtare, agjenci kombëtare e ndërkombëtare deri aty kemi arritur. Shoqërira, operatorë të posaçëm, shto ujë e shto miell me qëllim për t’i gjetur punë njerëzve të partisë.

Ne nuk mund të pranojmë që në administratat normale në Europë e Rajon raporti i nëpunësve që paguhen për të realizuar misionin është 3 me 1, ndërsa ne e kemi 1 me 1, se janë të partisë e të tepsive. Kjo është e papranueshme”,- tha Rama.

Share: