Home KRYESORE Shokojnë ekspertët/ E neveritshme, ja çfarë ka brenda mishit të sufllaqeve

Shokojnë ekspertët/ E neveritshme, ja çfarë ka brenda mishit të sufllaqeve

Sufllaqet janë një ushqim i shpejtë mjaft popullor në Shqipëri i huazuar nga Greqia dhe Turqia. Mishi shërbehet me pite, sallatë, patate të skuqura dhe salca të ndryshme. Në dukje, kjo pjatë është për të lëpirë gishtat. Në të vërtetë, a do ta dish çfarë ka brenda në mishin që po ha? AgroWeb.org ka kryer një vëzhgim mbi shumë prej dyqaneve që shërbejnë doner ose sufllaqe dhe ka zbuluar se shumë prej përbërësve të tyre nuk janë ato që reklamohen tek konsumatori. Shumë njerëz besojnë se shtresat e puthitura të mishit të përpunuar janë me të vërtetë prej mishit të pulës, viçit ose derrit dhe të pasuruar me erëza nga më të ndryshmet.

Në teori, mishi për përgatitjen e donerit duhet të jetë prej pule, viçi, qengji ose derri. Por, janë pikërisht erëzat dhe salcat që e maskojnë mjaft mirë përmbajtjen e vërtetë të donerit. Në rastin e donerit të pulës, është jashtëzakonisht e vështirë të kuptosh nëse mishi është i importuar ose vendas, pikërisht në këtë kohë kur e gjithë bota është tronditur nga lajmet e importit të mishit të kalbur dhe të mbushur me hormone nga Brazili. Investigimet kanë treguar se mishi i sufllaqes që shërbehet në këto dyqane të ushqimit të shpejtë nuk është ashtu siç reklamohet.

Një vëzhgim i AgroWeb.org në tregun e përgatitjes së donerit ka zbuluar se në 15% të rasteve mishi i reklamuar si pule, përmbante edhe mish viçi. Në raste të tjera, doneri i mishit të viçit përmbante edhe mish derri. Nga pikëpamja shëndetësore, ajo që duhet të dini është se doneri nuk përgatitet nga copa të mirëfillta mishi pa dhjamë. Përkundrazi, shumica e donerëve që shihni në treg përgatiten nga mbetjet e mishit të viçit, derrit, pulës siç janë, këmbët, veshët, gjuha, bishti dhe mbetje të tjera të pazakonta që kasapët duhet t’i hedhin në plehra. Gjatë prodhimit, mishi ose pjesë të tij përpunohen me erëza dhe shtypen duke marrë një formë cilindrike, gjë që e bën të pamundur përcaktimin e prejardhjes së vërtetë të mishit, ose vërtetësinë e pretendimit të shitësve dhe prodhuesve.

E si të mos mjaftonte kjo, prodhuesit e donerit kanë shumë mangësi në shpjegimin e përbërësve dhe përqindjeve të duhura në produktet që ata shesin. Hulumtimet e AgroWeb.org tregojnë se donerët në të vërtetë kanë një përmbajtje shumë të lartë kripe dhe dhjami, që e bën masën shtazore më të lëngshme. Një porcion me doner përmban 14.7 gramë kripë, më shumë se dyfishin e sasisë së lejuar ditore të kripës që është 6 gramë. Niveli i yndyrës është gjithashtu shqetësues: 117.2 gramë yndyrë, ndërkohë që doza ditore e lejuar për meshkujt është 95 gramë dhe për femrat 70 gramë. Kjo sasi është e barabartë me një shishe 750 ml me vaj vegjetal.

Cilësia e këtij të fundit është për t’u diskutuar. Nga ana tjetër, kur vjen puna te servirja e donerit, masa cilindrike zhvishet dalëngadalë ndërkohë që mishi rrotullohet dhe piqet. Në shumë dyqane ku xhiroja nuk është shumë e madhe, një doner i plotë nuk shitet brenda ditës. Kjo do të thotë se ai paketohet, ruhet në frigorifer (në rastin më të mirë) dhe vendoset të piqet sërish të nesërmen ose të pasnesërmen në varësi të shitjeve. Pra, i njëjti mish, ngrohet dhe ftohet çdo ditë deri në copën e fundit, ndonëse të gjithë e dimë sa e pashëndetshme për njeriun është një praktikë apo metodë e tillë. Për fat të keq, pavarësisht studimeve dhe vëzhgimeve është krejt e pamundur të dish plotësisht se çfarë përmban me të vërtetë ai ‘mal’ mishi në cilindër.

Fakte ushqimore

Një racion me doner përmban 175 kalori, 11.5 yndyrna, 60 mg kolesterol, 265 mg sodium, 2 gramë karbohidrate, 0.5 gramë fibër, 0.5 gramë sheqer dhe 16 gramë proteina. Nëse njeriut i nevojiten normalisht 2,000 kalori në ditë, një racion me doner ofron 25% të dozës së lejuar ditore të yndyrnave të ngopura, 20 përqind të kolesterolit, 10 përqind të sodiumit dhe 30 përqind të proteinave. Është e qartë që doneri nuk është zgjidhja ideale për një shëndet të mirë, por si gjithmonë, kjo mbetet në dorën e konsumatorit. Është ai që mban frerët e shëndetit të vet./AgroWeb.org

Share: