Një shpërthim ka ndodhur në një lokal në Elbasan orët e para të mëngjesit të sotëm
Shpërthimi me lëndë plasëse ka ndodhur në rrugën “Rinia” rreth orës 04.00. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes, e cila dyshohet se ka ndodhur për motive konkurrence.
Ndërkohë po punohet për kapjen e autorëve./lapsi.al