Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence priti sot për një takim në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ata biseduan për mbështetjen amerikane për Kosovën.
“Në Shtëpinë e Bardhë, nga zëvendëspresidenti amerikan, Michael Pence, sot mora garanci të fuqishme të vazhdimit të kësaj mbështetjeje.
U zotova se Kosova do të përmbushë çdo obligim ndërkombëtar, dhe do të mbetet e palëkundur në realizimin e aspiratës për anëtarësim në OKB, NATO dhe BE”, tha Presidenti Thaçi.