Home I pakategorizuar Detaje nga atentati në Tiranë, si u qëlluan me pistoletë 4 persona

Detaje nga atentati në Tiranë, si u qëlluan me pistoletë 4 persona

Burime nga vendi i ngjarjes në ‘Laprakë’, kanë thënë se atentatori ka qëlluar me një pistoletë në drejtim të katër personave, të cilit qëndronin të ulur brenda në një lokal.

Më pas ai është larguar me shpejtësi me një automjet tip ‘Benz’ ngjyrë gri. Nga ngjarja raportohet për 4 persona të plagosur.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një konflikti në një lokal, rreth orës 18:40, kemi marrë njoftim se në rrugën “Gjergj Legisi”, janë plagos me armë zjarri disa persona. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se:

Në rrugën “Gjergji Legisi”, pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. L., 31 vjeç, B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç.

Katër shtetasit e plagosur ndodhen në spital, jshtë rrezikut për jetën. Janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre.

Share: