Një 25-vjeçar nga Laçi u kap nga policia e Tiranës pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të drogërave të forta. Në pranga raportohet u vu shtetasi Diklen Vata, të cilit iu sekuestruan 22 doza kokaine, 3 aparate celularë dhe mjet.
“Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi në vendin e quajtur zona e shkollës “Bajram Curri”, i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës. Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë”, sqaroi policia ne njoftimin per shtyp.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë.
– 3 aparate celularë
– mjeti i markës “Rover”