Home KRYESORE Vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar i vrasjes së simpatizantit të LSI-së...

Vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar i vrasjes së simpatizantit të LSI-së në Dibër

Është vetëdorëzuar në polici autori i dyshuar i vrasjes së 42-vjeçarit që u vra në Dibër.

Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçë, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Peshkopisë, pasi ishte goditur me një plumb në kraharor.

Burime zyrtare pohuan se shtetasi Viktor Elezi, 37 vjeç është vetdorëzuar në polici.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të informacionit të dhënë ku bën fjalë për vrasjen e shtetasit A. K, 42 vjeç, banues në Blliçe, Dibër, ju informojmë se :

Që prej orëve të para të mëngjesit Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër si dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër kanë vijuar intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarje.

Gjatë gjithë ditës së sotme janë shoqëruar disa persona të dyshuar se kanë djeni në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu janë kryer veprime të tjera profesionale dhe hetimore në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit Dibër.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes si dhe identifikimi i autorit të vrasjes, i cili në orët e mbrëmjes është vetëdorëzuar në ambjentet e policisë, konkretisht shtetasi Viktor Elezi, 37 vjeç, banues në fshatin Pollazhan Dibër, që dyshohet se është autori i vrasjes së shtetasit A.K,

Nga deklarimet paraprake dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi viktima me autorin ishin lidhje shoqërore. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Për shkak se hetimet janë në vijim nuk mund të japim të dhëna të tjera.

Share: