Home KRYESORE Video/ Plumba ndaj politikanit shqiptar në Maqedoni

Video/ Plumba ndaj politikanit shqiptar në Maqedoni

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme (rreth orës ora 18:45) në Kërçovë të Maqedonisë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe Alit Abazi, kandidati i pavarur për këshilltar.

Mediat lokale kanë zbardhur edhe emrin e një tjetër personi të plagosur, Destan Abdiu.

Incidenti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme maqedonase:

“A.A. i lindur në vitin 1959 sonte rreth orës 18:45 minuta në Bulevardin “Liria” ka takuar dhe ka gjuajtur në drejtim të tyre D.A. gjithashtu i lindur në vitin 1959 dhe SH.D. i lindur në vitin 1963, që të tre nga Kërçova.  Personat me iniciale D.A. dhe A.A për shkak të lëndimeve serioze janë nisur për në klinikat e Shkupit, derisa SH.D. është ndalur për kurim në spitalin e Kërçovës”.

Policia ka arrestuar A.A.. Sipas të dhënave të para, shkak i sulmit kanë qenë disa mosmarrëveshje për të cilët ka pasur edhe proces gjyqësor.

Share: