Home KRYESORE Zbardhet vendimi befasues i Lulzim Bashës

Zbardhet vendimi befasues i Lulzim Bashës

Në mbledhjen e sotme të grupit të Partise Demokratike janë vendosur edhe kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare-

Edi Paloka do të jetë nënkryetari i ri i parlamentit ndërsa Edmond Spaho kreu i grupit parlamentar të PD-së por me afat.

Duket se dy demokratët do të kenë këto poste deri në dhjetor të vitit të ardhshëm, pra pak më shumë se një vit. Gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” Basha u tha deputetëve se nënkryetar i parlamentit dhe kryetar i grupit do të jenë deri në dhjetor 2018, kohë kur edhe do të bëhen ndryshimet sipas statutit. Në mbledhjen e sotme të grupit të PD janë vendosur edhe kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare.

Share: