E kush e tha që bukuria mund të plaket? E bukura është e bukur dhe ajo nuk hyn kurrë në garë me kohën. Thonë se të qenit një femër e bukur vjen nga gjenet e mira, disa të tjerë thonë se kujdesi ndaj vetes bën diferencën, disa të tjerë thonë se varet shumë edhe nga jeta që bën…
Le të thonë çfarë të duan, por në Shqipëri ka disa femra të cilat koha i ka mbajtur si me hatër dhe duket sikur vitet për to nuk kalojnë. Secila prej tyre i ka kaluar të 40-tat, por vitet për to mbeten thjesht numra kalendarikë pasi pamja e tyre duket sikur nuk ndryshon ndër vite.
Secila prej tyre është femër në karrierë dhe të suksesshme madje, por rrudhat e moshës nuk zënë vend në fytyrat e tyre. Këto janë 10 femrat VIP të cilat, prej vitesh shfaqen në skenë e në ekran dhe ne i mbajmë mend po njëlloj si herën e parë.