Jarl de Baseville është fotografi francez i cili është në një marrëdhënie treshe me modelen Egla Harxhi një vajzë nga Vlora, të cilën e ka bërë publike kohet e fundit. Ai ka fotografuar nudo Melanie Trump dhe njihet për nuditetin që karakterizon foto sesionet që i zhvillon modeleve.
Fotografi jeton me dy të dashurat e tij në një fshat të Fierit dhe ka deklaruar se aty gjen qetësinë e munguar. Ata së bashku kanë deklaruar se do të lindin një fëmijë që do ta quajnë Lucifer.
De Baseville është pretendenti i trashëgimtarit të mbretit të parë dhe ai ka habitur me një deklaratë të tijën ku përmend Skënderbeun dhe përpjekjen e tij për të mbrojtur me gjak tokat shqiptare.
Është jetike të mbrohemi kundër pushtimit të perandorisë së re Osmane. Erdogan-it me krijimin e referendumit së fundmi, i janë dhënë të gjitha kompetencat e një diktatori. Qëllimi është i qartë: krijimi i një shteti radikal islamik. Skënderbeu hero kombëtar i Shqipërisë ishte një nga luftëtarët e fundit për të mbrojtur Perandorinë tonë kundra Otomanëve.
Shqipëria kishte nevojë për një lider ti drejtonte këta burra që nuk kishin frikë nga asgjë dhe nuk lejojnë njeri t’u tregojë apo t’u imponohet në trojet e tyre.
Ju drejtohem ju o populli im, unë jam i gatshëm të kryej detyrën time për të mbrojtur tokat tona, tokat e një Europe e cila është mbrojtur me gjak kundër armikut të përbetuar”,- ka shkruar ai./JOQ/