Home KRYESORE Biseda në telefon mes Trump dhe Kryeministrit Japonez, ja çfarë vendosën për...

Biseda në telefon mes Trump dhe Kryeministrit Japonez, ja çfarë vendosën për Korenë e Veriut

President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, janë pajtuar përmes një bisede telefonike gjatë ditës së mërkurë për ta ruajtur presionin ndaj Koresë Veriore, ka thënë një zyrtar i qeverisë japoneze.
Dy liderët janë pajtuar po ashtu se dialogu për hir të dialogut është i pakuptimtë, ka thënë ky zyrtar, transmeton Express.

Koreja Veriore në javët e fundit i ka shkrepur dy raketa mbi Japoni dhe e ka kryer testimin e gjashtë bërthamor, dhe ka mundësi që është duke përparuar me shpejtësi drejt përmbushjes së synimit të vet për të zhvilluar raketë bërthamore që është në gjendje ta godasë SHBA-në, raporton Reuters.

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, tha në fundjavë se Ushingtoni është në komunikim të drejtpërdrejt me Penianin për programin e saj raketor dhe bërthamor dhe se Penaini nuk po tregon interesim për dialog. Më vonë, Trump shuajti çfarëdo shprese për bisedime me Korenë Veriore duke e cilësuar si humbje kohe.

Trump do të udhëtojë për në Japoni, Kinë, Korenë Jugore, Vietnam dhe Filipine muajin e ardhshëm./360grade.al

Share: