Rezarta Shkurta emocionohet dhe nuk flet dot gjatë kur pyetet për Ermalin. E ftuar në Pasdite në Top Channel ajo ka rrëfyer marrëdhënien me të, tashmë larg njëri-tjetrit. “Kur ndodhi ngjarja, atë kohë isha shumë e dehur, e mpirë, e hutuar për ta kuptuar çfarë po ndodh. Ne kishim vajzën 1 vjeçe. Ishim në kulmin e lumturisë. Ishte shumë e vështirë është pak ta thuash…” tha ajo e përlotur në bisedë me Jonida Shehun.
E pikërisht pika e tyre më e dobët, duket se është njeriu që u jep më shumë forcë, si Rezartës dhe Ermalit; është vajza e tyre Hera. “Personi që na jep kurajo të dyve është vajza jonë Hera. Nuk e di nëse ajo ka arritur ta kuptojë nocionin baba! Edhe ajo ditët e para kur ndodhi ngjarja as nuk hante, as nuk flinte mirë”, tregoi e Rezarta në Pasdite në Top Channel.
E ka të pamundur të flasë gjatë pasi lotët nuk e lënë të komentojë ditët e Herës pa babain, takimet e Rezartës me bashkëshortin dhe surprizat e ditëlindjeve. E sigurt që ai po e ndjek intervistën e saj i thotë publikisht “Te dua”. Nuk lë pa komentuar marrëdhënien e saj me vjehrrën, duke treguar se e ndihmon me vajzën dhe se kanë një raport shumë të mirë./360grade.al/