Dhite e Gretes, me te famshmet ne Shqiperi per momentin, jane te zgjuara. Jane me arsim te larte, mdaje me arsim nga ai jashte vendit. Jane arsimuar ne nje nga universitetet me te mira ne Itali, per shkenca politike. Sa gje e madhe! Por fati i keq i tyre, qe jetojne ne nje fshat te Mirdites. Imagjinoni c’do kishin bere sikur te jetonin ne Tirane!!! Une nuk arrij ta imagjinoj. Mos qeshni, sepse eshte e vertete.
Padronia e tyre, cdo gje ka marre atje, ua ka sjelle edhe atyre. I ka mesuar te kuvendojne ne heshtje, madje i beri edhe faktor ne parlament. Aty, ku zeri i shume deleve nuk eshte degjuar kurre, madje as nuk njihen ne jane te zeza, te bardha, apo te egra. Ndersa dhite e Gretes, folen duke heshtur. Folen nga Mirdita, nga ai fshati pa rruge e pa uje, si shume fshatra te Shqiperise, qe ata delet atje ne fakt i njohin shume mire.
Po moj Greta po, i njohin shume mire, sepse ne cdo 4 vjet kane shkuar te premtojne gjera qe nuk i bene kurre. Kane shkuar edhe kane blere edhe vota madje. Kane ngrene edhe ate ushqimin bio qe ti e permend me aq krenari. Kane mbushur edhe trastat, kur jane kthyer per ne kryeqytet, falas. Por, nuk eshte faji i tyre, qe ata vazhdojne te mbeten dele. Sepse delet me te medhaja, jane ata qe serish u hapin deren dhe u shtrojne ato drekat bio ne cdo zgjedhje. E dine se cfare delesh jane dhe serish i gostisin me barin me te mire.
Te gabosh nje here, eshte mesim, por kur gabon disa here moj Greta, eshte injorance. Dhe ata jane dele politike moj Grete. Ti duhet ta dish shume mire. Politika eshte lavirja me e madhe e te gjitha koherave. Ka brenda mashtrimin, aktrimin, bukurine, buzeqeshjen, epshin, sensualitetin, cdo gje qe ka nje lavire e bukur.
Dhe ti vazhdon te qash ne ate foltore?! Mos moj Grete, mos! Mua me kane qare vargjet here pas here, por kurre askush nuk e vuri ujin ne zjarr, madje me vune me shpatulla pas muri duke u munduar te me mbyllin gojen. Shume shpesh. Do thuash, po kush jam une?! Edhe une jam nje fshatare, qe qaja per rruget e vendit tim, per rrugen e Arbrit, ate legjenden qe nuk ka kembesor ne Shqiperi qe nuk e njeh, por qe nuk lulezoi kurre. Lulezuan vetem lule kujtimi, te njerezve qe humben jeten rreth saj. Ndersa fshati im vazhdon te mbetet me nje gjysem rruge. Dhe ne do ta dish, kam qene une qe i kam pritur edhe ne shtepi, i kam degjuar kur premtonin, u bera nje dele plot endrra. Por jo me! Nuk kam lot teper te derdh per dhite e fshatit, nderkohe qe padronet e tyre jane kthyer dele….
Do mendosh tani, po kjo cfare po perrallis?! Dele moj Grete dele, shqiptaret jane dele, te cilet vetem blegerijne gjithe diten, por nuk nxjerrin aq qumesht e as lesh. As per kurban nuk mund t’i therresh. Ama per t’u qurravit jane te paret. Leri te gezojne ate qe meritojne!