Seanca gjyqësore e rradhës ndaj ish-drejtorit të burgjeve, Artur Zoto është zhvilluar ditën e sotme.
Në këtë seancë ka dështuar ballafaqimi mes Zotos dhe ish-zëvendësit të tij, Iliaz Labi, ku shkak për dështimin e seancës janë bërë ndryshimet në kodin e procedurës penale, pasi Labi ishte pa avokat.
Kjo bie ndesh me kodin e ri, sipas të cilit duhet që dëshmitari të jetë i shoqëruar me avokat, ndaj edhe ish-zv. drejtori i burgjeve, nuk dëshmoi në këtë seancë gjyqësore pa praninë e avokatit.
Ndërkohë në këtë gjyq pritet të deshmojë dhe ish-Ministri Drejtesise, Ylli Manjani.
Ish-drejtori i burgjeve, Artur Zoto është i akuzuar për korrupsion me tenderat e ushqimeve për të burgosurit, raporton, Oranews.tv