Dy të rinj nga qyteti i Dibrës, të cilët pa e ditur se kishin lidhje gjaku me njëri tjetrin, kanë arritur që të sjellin në jetë një fëmijë. Historia tronditëse është publikuar në neës 24, ku ka qenë vetë e ëma e vajës që ka folur rreth kësaj ngjarje. 17 vjeçarja, e cila tashmë ka sjellë në jetë një foshnjë që është 4 muajsh thotë se ajo eshte dhunuar nga djali me të cilin kishte nje lidhje, që më pas rezultoi se ishte kusheriri i saj.
Historia
Ishte janari i këtij viti kur vajza shfaqi disa shqetësime me barkun. Kishte fryrje dhe dobësi trupore. Të dyja nënë e bijë shkojnë tek mjeku i fshatit nga eko-ja u zbulua se vajza ishte shtatzënë dhe në muajin e 6-të, ku për shumë pak kohë do të sillte në jetë një vajzë. Lajmi ishte i rëndë për nënën, babain dhe pjesëtarët e tjerë të familjes.
Adoleshentja në fillim nuk tregonte emrin e djalit që kishte marrëdhënie prej më shumë se dy vitesh. Prindërit e detyruan të tregonte se kush ishte babai i fëmijës. Në fund e dorëzuar ajo tregon emrin. Ai emër dhe mbiemër ra si bombë në familje pasi ishte kushëriri i saj.
Rruga për të zgjidhur këtë problem apo për të ndërtuar një kurorë brenda familjes nuk ishte e lehtë. Familja e vajzës që në fillim u kundërshtua nga familjarët e djalit. Ata nuk pranuan asgjë sikurse dhe vetë djali.
Nuk munguan as denoncimet në polici. Sot çështja është në gjykatë. Por sot ai embrion ka marrë jetë. Foshnja është 4 muajshe dhe jeton me nënën adoleshente dhe gjyshërit. Atësia nuk u njoh. Nuk është e lehtë kjo histori, ku në jetë ka ardhur një fëmijë brenda një gjaku, ku babai e mohoi ekzistencën e saj dhe nëna e gjyshërit jetojnë në kushte të mjerueshme, pa asnjë të ardhur. Absurditeti qëndron në faktin që familja e vajzës tenton të ngrejë këtë kurorë dhe e bija me mbesën të shkojë në familjen ku i takon.
Nëna e 17-vjeçares ka qenë në studion e emisionit me ‘Zemër të hapur’, ndërsa ka treguar të gjithë peripecitë e saj me vajzën, që nga shtatzënia dhe deri tek denoncimet në polici.
“Kam bërë një jetë me vuajtje. Kam punuar për bukën e gojës. Çunat punonin për veten. Unë kisha veç këtë vajzë në shtëpi, tjetrën e kisha martuar. E kam kuptuar që kur ika tek vajza tjetër, pash që kësaj i ka dhënë një nr.telefoni një djalë. Unë e shihja që flisja në telefon. Kur po ankohej për dhimbje barku, mora vesh që ishte shtatzënë. Por kur vendosëm që ta hiqnim, e mori djali në telefon dhe i tha që do e marr bashkë me vajzën. Por ne pritëm dhe ai nuk erdhi. Na gënjeu. Mora vëllain në telefon, dhe i tregova të vërtetën, shkuam tek shtëpia e tij dhe nuk na pranoi. Kam bërë 11 denoncime, por veç dy ngelën të tjerat u fshinë. Ajo e dinte kush ishte, por nuk e linte të tregonte, pasi ai e kërcënonte se do e shtypte me makinë se ishte shofer”, tha nëna e vajzës.Mes të tjerash analizat e ADN-së treguan se kushëriri nuk është babai i vajzës së vogël./360grade.al