Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin italian në vendin tonë, Alberto Cutillo. Ne fakt, nuk dihet për çfarë kanë biseduar dy diplomatët me njëri-tjetrin, por mendohet që në fokus të bisedës të kenë qenë përgjimet e antimafias italiane për dosjen ‘Habilaj’, ku del i implikuar edhe Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm.
Cështja e imunitetit të tij shkon në Kuvend të mërkurën dhe pritet të shkaktojë debate të ashpra, në një kohë kur mazhoranca ka deklaruar hapur votën kundër heqjes së imunitetit, akt që i hapte rrugë arrestimit të Tahirit.