Home KRYESORE E frikshme, 1 në 10 femra preket nga tumori i gjirit!

E frikshme, 1 në 10 femra preket nga tumori i gjirit!

“Kanceri është i pranishëm midis nesh, potencialisht. Secila nga ne mund të jetë pre e tija, por nuk është e thënë që të jemi viktima e tij. Së pari duhet që frikës t’i vëmë guximin”.

Ky mesazh i mjekes onkologe, Adelina Mazreku, duhet të sensibilizojë çdo femër, grua, nënë për të bërë një eko ose mamografi.

Një kancer i zbuluar herët, shpëton jetë. Mjekët onkologë evidetojnë me shqetësim se kufiri i moshës së të prekurve po ulet ndjeshëm. Me tumor në gji rezultojnë paciente 20 deri në 25 vjeçe.

Adelina Mazreku: Ky është një armik me forcë të madhe goditëse sepse mund të preki çdo femër dhe biles edhe moshat e reja që duke filluar edhe nga mosha 20-25, që përpara ka qenë përjashtim.

Kontrollet rutinë, mund të behen edhe përmes prekjes së gjoksit, masazheve tek vetja për të parë nëse ka diçka jo të zakonshme.

Adelina Mazreku: Në rast se femra kontrollohet në mënyrë periodike nga vetëekzaminimit, pra ne e mësojmë gruan si të njohë veten e vetë. Simptoma fillestare ndonjëherë është prekja e një kokrre që jo detyrimisht është kancer por mund të jetë një simptomë alarmi, që specialisti duhet ta përcaktojë. Ndonjëherë mund të ketë rrjedhje të thithit.

Sensibilizimi dhe faktori psikologjik gjithashtu është i rëndësishëm gjatë terapisë. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë nëse në moshat 20 vjeçare kanceri i gjirit takohet 1 rast në 2000 femra, në moshat 50 vjeçare 1 rast në 40 femra, në moshat 70 vjeçare takohet 1 rast në 25 femra, ndërsa në gjithë jetën e një femre takohet 1 rast në 10 femra./ OraNews

Share: