Home KRYESORE Etika dhe administrata tatimore/doganore!

Etika dhe administrata tatimore/doganore!

Nga Kasem Seferi

Aksioni (ky emër i neveritshëm për mua si një profesionist i fushës) për të luftuar informalitetin, si qëllim dhe si vazhdim (i aksioneve gjatë mandatit të Qeverisë Rama 1), në këtë mandat të dytë të Qeverisë Rama 2, më detyron të trajtoj disa çështje sa më poshtë vijon.

Legjislacioni tatimor/doganor i jep zyrtarit tatimor/doganor autoritetin dhe pozicionin e pushtetshëm për të:

  • vlerësuar tatimet/tarifat;
  • mbledhur të ardhura tatimore/doganore;
  • konfiskuar pronën/pasurinë;
  • bllokuar llogaritë bankare; dhe
  • filluar proçedime penale/civile kundër tatimpaguesit/operatorit ekonomik.

Sikundër shihet dhe kuptohet qartë ushtrimi i pushtetit të përshkruar më sipër mund të rezultojë në humbjen e pronës/pasurisë dhe në burgosjen e tatimpaguesit/operatorit ekonomik.

Të kesh në duar një pushtet të tillë nuk është diçka e zakonshme, por e jashtëzakonshme, parë dhe analizuar për të hamendësuar se cilat do të jenë pritshmëritë, se çfarë do të mund të ndodhë në rastin e abuzimit me një pushtet kaq të madh.

Në këtë kontekst ngrihet pyetja:

A është Administrata Tatimore/Doganore e pajisur me një tërësi standartesh të sjelljes që i udhëzon zyrtarët tatimorë/doganorë në veprimet e tyre në situata të ndryshme?

Këto standarte janë të rëndësishme në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet zyrtarëve tatimorë/doganorë dhe tatimpaguesve/operatorëve ekonomikë.

Aspektet etike të Administratës Tatimore/Doganore që, gjërësisht, rrethojnë marrëdhëniet e tyre me tatimpaguesit/operatorët ekonomikë janë:

  • drejtësia;
  • transparenca/tejdukshmëria;
  • barazia e trajtimit në raport me legjislacionin, rregullat dhe praktikat zyrtare të publikuara;
  • përgjegjshmëria;
  • pranimi i dhuratave;
  • konflikti i interesit, zbatimi me përzgjedhje i legjislacionit tatimor, ose paqëndrueshmëria e tij;
  • influenca poltike;
  • besueshmëria;
  • maturia (mënyra e të gjykuarit);
  • korrupsioni;
  • mungesa e autonomisë.

Standartet etike dhe parimet, Kodi i Sjelljes, sistemi efektiv i masave shtrënguese (në rastin konkret aksionet) dhe sistemi efektiv i Apelimit tatimor, do të tregojnë nëse Qeveria Rama 2 e ka kuptuar rolin e Administratës Tatimore/Doganore në mënyrë të qartë.

Nëse Qeveria Rama 2, pretendon se po bën shtet (ligjor), ende deri tani nuk kemi asnjë argument, asnjë analizë, gjë që të bën të pyesësh: Kur thuhet se Qeveria Rama 2 e kupton rolin e Administratës Tatimore/Doganore, përse nuk arrin ta realizojë atë?!!

Kryesisht, problemi i keqfunksionimit, influenca e pakufizuar në bërjen e ligjeve tatimorë, që kundërshtohen nga tatimpaguesit, bëjnë të mundur një mjedis “të begatë” ku tatimpaguesit marrin përparësinë për ta bërë veten e tyre tejet të vështirë për t’i tatuar, ose edhe të pamundur për t’i tatuar (shmangia dhe evazioni tatimor).

Por, si shmangia ashtu dhe evazioni tatimor kanë të njëjtin ndikim mbi tatimpaguesit e zakonshëm, për arsye se barrët e tyre tatimore janë shumë më mëdha se sa barrët e të pasurve të vërtetë, që nuk e paguajnë pjesën e tyre të tatimit në përmbushje të kërkesave të legjislacionit tatimor.

Të pasurit e vërtetë i kanë zhvendosur paratë jashtë dhe janë në gjendje të marrin përparësinë e sistemit që nuk lejon tatimin e dyfishtë dhe ky është problemi i vërtetë.

Përsa i takon pikërisht këtij problemi të vërtetë duhet të kujtojmë se transparenca/tejdukshmëria ka krijuar dhe krijon gjithnjë presion mbi qeveritë për të zgjidhur një problem të këtij lloji; në politikën tatimore kemi pasur dhe kemi po të njëjtën histori.

Transparenca/tejdukshmëria tatimore i detyron ligjbërësit ta zgjerojnë angazhimin e tyre me anë të përmirësimit të dhënies përgjigje tatimpaguesve në lidhje me ligjbërjen dhe monitorimin e politikës tatimore.

Pjesëmarrja në ligjbërjen e ligjeve tatimorë, si dhe të dhënat e domosdoshme/nevojshme për studimin e pavarur të sistemit tatimor ashtu sikundër duhet të përmbushen kërkesat e legjislacionit tatimor në praktikë është me më shumë vlera krahasuar me atë që sugjerohet në fjalitë e shkruara.

Që të menaxhohet sjellja e tatimpaguesve (në kuptim të përmbushjes së kërkesave të legjislacionit tatimor), më saktë se sa nga ndëshkimet, në mënyrë themelore, qëndron në premisën e politikës tatimore për të lëvizur, me kalimin e kohës, në mënyrë këmbëngulëse drejt kërkesës të mjeteve të monitorimit të ligjbërjes.

Vetëm kështu transparenca/tejdukshmëria do të bëhej një mjet për ta detyruar Qeverinë Rama 2 që të bëjë dallimin ndërmjet sjelljes ligjore dhe jo ligjore brenda një regjimi të një mbikqyrje publike të qëndrueshme si dhe pjesmarrjen.që, në vetvete, do të jetë e vëzhgueshme.

Duke përpunuar thëniet e teoricienëve të famshëm të shekullit të 17 – të Thomas Hobbes dhe John Locke, në fjalët e famshme të filozofit politik John Rawls se tatimet janë kontribute për shoqërinë dhe, në këtë kuptim, shoqëria mund të shihet si “ndërmarrje bashkëpunuese për përparësi të dyanshme” Rawls argumenton se bashkëpunimi shoqëror “është gjithnjë produktiv dhe pa bashkëpunim nuk do të kishte asgjë për të prodhuar dhe asgjë për të shpërndarë”. (Rawls 2001, 61)

Në qoftë se biem në ujdi që qëllimi kryesor i Qeverisë Rama 2 është drejtësia dhe një jetë më e mire për qytetarin, atëhere kuadri i brendshëm në pjesën më të madhe të teorisë së të tatuarit e Qeverisë Rama 2 duhet të jetë filozofia morale.

Të tatuarit është tipar i qeverisë dhe si i tillë synon gjithashtu më së pari dhe më shumti drejtësinë dhe një jetë më të mire për qytetarin.

Vuajtja e prodhuar nga padrejtësia është e dukshme çdo ditë.

Duke marrë shkas nga sa deklaroi të shtunën 30 shtator 2017 Ambasadori amerikan Donald Lu, po sjell disa vargje nga “The Kitchenette Building (Gwendolyn – Brooks POETRY FOUNDATION)

We are things of dry hours and involuntary plan

Grayed in, and gray. “Dream” makes a giddy sound not strong

Like “rent,” “feeding a wife,” “satisfying a man,”

But could a dream send up through onion fumes

Its white and violet, fight with fried potatoes

And yesterday’s garbage ripening in the hall,

Flutter, or sign an area down this room

Even we were willing to let it in,

Hard time to warm it, keep it very clean

Anticipate a message, let it begin?

We wonder, but not well! Not for a minute!

Since member five is out of the bathroom now

We think of lukewarm water, hope to get in it.

Natyrisht, kjo është një ofertë që edhe mund të refuzohet.

Kasem Seferi – ekonomist

 

Share: