Home KRYESORE Flet nëna e pedagogut shqiptar të arrestuar në Malajzi, I kane bere...

Flet nëna e pedagogut shqiptar të arrestuar në Malajzi, I kane bere kurth!

Pas konfirmimit nga Policia e Shtetit se një nga 8 të arrestuarit në Malajzi si të dyshuar për terrorizëm, është shtetasi shqiptar Klodjan Zaimaj nga Cerriku, kanë reaguar prindërit e tij, të cilët banojnë gjithashtu në Cerrik.

Sipas tyre ky është një kurth ose nga Malajzia ose nga Shqipëria, që po i bëhet djalit të tyre, pasi ai nuk ka asnjë lidhje me terrorizmin dhe ISIS.

Klodjan Zaimiaj i njohur ndryshe edhe si Dr.Ibrahim Klodjan Zaimaj punonte prej vitesh në Malajzi, aty ku edhe kishte kryer studimet e larta. Prej 15 vitesh ai jepte mësim për Kuranin. Ndërkohë njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po punon për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në aktivitetin terrorist, për t cilin dyshohet Zaimaj.

Share: