Gazetarja Alba Kepi, nga Roma, në një lidhje të drejtpërdrejt me studion e 360gradë, të Artur Zhejit, në Ora News duke raportuar per detajet me te fundit për dosjen e bujshme të drogës, tha se, “kjo dosje përmban materiale hetimore që kanë shërbyer për arrestimin e anetarëve të grupit të Habilajve. Por, në dosje janë përfshirë edhe persona të tjerë”.
Përvec emrit të Saimir Tahirit ka dhe shumë persona të tjerë, tha gazetarja Kepi. Unë kam vetem dosjen e parë 416 faqe.
Pse zt.Tahiri në këtë dosje? Pasi është përfshirë me makinën Audi. Në një episod të veçantë në dosje thuhet se Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çela. Thuhet që Moisi Habilaj sapo mbërrinte në Raguza me makinën Audi A5, e parkonte në parkingun e Anxhelo Buzaka një tjetër trafikant i arrestuar. Linte makinën në garazh dhe lëvizte në Raguza me një makinë të dorës së dytë.
Zheji: Makina Audi e zt.Tahiraj shërbente për transportuar Habilajt në Itali dhe shërbente si imunitet.
Kepi: Kjo është! E saktë! /360grade.al/