Dashi
Hëna është në një orbitë të favorshme në planin afektiv e në mënyrë të veçantë për raportet ndërpersonale, ku keni edhe më shumë vështirësi. Mundohuni të tregoheni më pak rigorozë.
Demi
Situata yjore është në në një tranzit të vazhdueshm planetësh dhe për fatin tuaj të mirë, janë të shumtë yjet pozitivë që do t’ju marrin në mbrojtje. Sa më të matur të jeni, aq më mirë është.
Binjakët
Eshtë e domosdoshme që në një situataë të vështirë të mos humbni orientimin, pasi vetëm nëse ruani kthjelltësininë e mendjes mund ta ktheni në favorin tuaj. Hëna sjell stimuj të rinj për erosin.
Gaforrja
Zhvillime të reja, nga të cilat duhet të përfitoni, priten në aspektin profesional, ndërsa në anën tjetër, jeta juaj sentimentale duket se do të njohë ripërtëritje, pas hyrjes së Afërditës në shenjëj.
Luani
Do ta keni vërtet të vështirë sot, si për të gjetur kohën për t’u marrë me të gjitha impenjimet, ashtu edhe për t’u kujdesur për vetveten. Një dilemë lidhur me një çështje do t’ju mundojë.
Virgjëresha
Sot mund t’ju duhet të merrni vendime të prera për të ardhmen tuaj e për këtë do të keni mbështetjen e Marsit që ju bën më të vendosur se kurrë. Kontakte, takime e bisda të favorizuara nga merkuri.
Peshorja
Eshtë një periudhë në të cilën Merkuri, i vendosur në një orbitë të papërshtatshme mund të stimulojë ankthet e shqetësimet, pa ndonjë motiv të caktuar. Nga kjo e pëson humori dhe gjendja shpirtërore.
Akrepi
Ju pëlqen të dilni nga skemat e të jeni “problem” për të tjerët, por kjo varet nga ambienti dhe njerëzit ju rrethojnë. Nëse sot jeni paksa kontradiktor me veten, e keni “peshqesh” nga hëna “zevzeke”.
Shigjetari
Ka diçka që nuk shkon mirë dhe kjo ju bën të tregoheni reflektivë e jo shumë entuziastë për perspektivën. Por është fjala për gjëra kalimtare, prandaj mos e mundoni kot veten pa ndonjë motiv.
Bricjapi
Pritet që dita e sotme të jetë mjaft intensive, që në orët e para të saj, pasi Eshtë Merkuri që ju “shkund” nga plogështia dhe ju imponon ritme shumë të larta. Mundoihuni të jeni pak më tolerantë
Ujori
Në aspektin profesional do të jeni në një ditn të mirë, por sa e vështirë do të jetë për të tjerët të komunikojnë me ju! Ndoshta ngaqë sot preferoni të qëndroni mënjanë e nuk doni t’ju trazojë njeri.
Peshqit
Yjet thonë se dita e sotme do të shënojë fillimin e një periudhe shumë të mirë dhe gjendja juaj psikofizike do të shënojë një rritje të ndjeshme. Por kujdes, dikush kërkon t’ju verë shkponj në rrota.