Home KRYESORE Horoskopi, 08 tetor 2017

Horoskopi, 08 tetor 2017

Dashi

Edhe pse Mërkuri pozitiv është tashmë plotësisht në shenjë, duket se stresi i akumuluar nga prania e Marsit e ka bërë të vetën. Sa e vështirë të ambientoheni në një mjedis të ri!

Demi

Parashikohet përgjithësisht një ditë e qetë për ju që i përkisni kësaj shenje dhe duket gjithashtu se atmosfera e përgjithshme do të vazhdojë jetë e tillë edhe përgjatë ditëve në vazhdim.

Binjakët

Qielli juaj është nga më pozitivët dhe madje akoma më shumë tani që Merkuri, i cili është ylli mbrojtës i juaji është në një pozicion mëse të përshtatshëm. Mjaft interesante fusha sentimentale.

Gaforrja

Këtë radhë është Afërdita ylli juaj i mirë, që përpiqet t’ju ndriçojë rrugën dhe mendjen, por përplasja me Marsin e bën disi të vështirë. Ditë mjaft interesante në planin sentimental.

Luani

Po përjetoni një moment mjaft interesant, për arsye se jeni në shenjën e yjeve të mirë, si Mërkuri dhe Jupiteri. Megjithatë, ju këshillohet të mos qëndroni pasive, sepse priten zhvillime të rrufeshme.

Virgjëresha

Me orbitën e re dhe harmonioze që ka marrë Merkuri duket se e gjithë kjo ditë do të jetë jo vetëm e qetë e pa probleme, edh pse ka të ngjarë që të bëhet shumë më interesante në shoqëri.

Peshorja

Keni një projekt apo një punë në proces dhe mezi prisni ta përfundoni brenda ditës së sotme, pasi ndoshta nesër gjërat mund të ndryshojnë. Kujdes, raportet me partnerin janë të tendosura.

Akrepi

Protagonistja e kësaj dite për ju do të jetë Afërdita, që së bashku me Mërkurin bëjnë një dyshe mjaft pozitive e që kontrastojnë nga ana tjetër ndikimin negativ të Uranit dhe Saturnit.

Shigjetari

Me kaq shumë yje të mirë mbi kokë nuk mund të vazhdoni të ankoheni se nuk keni asnjë mundësi apo shans. Për raportet me të tjerët duhet të mendoni ju vetë. Përpiquni të tregoheni më të hapur.

Bricjapi

Mërkuri, me largimin e tij nga shenja duket se ka lënë zbrazëtirë të tillë që veç të tjerash, ju bën edhe melankolikë. Por është vetëm çështje kohe, sapo Marsi të dominojë shenjën tuaj.

Ujori

Aspekti yjor për ju është shumë pozitiv dhe Hëna e mirë sot e në ditët në vijim do të jetë aleatja juaj e ngushtë. Kujdes, mosmarrëveshjet me partnerin nuk zgjidhen duke i trashur më keq ato.

Peshqit

Pas, pas një periudhe “jo” yjet këtë radhë do të jenë me ju e do t’ju mbështesin, duke bërë që dita e sotme të fitojë një dinamikë tjetër. Një problem i vogël me shëndetin është kalimtar.

Share: