Home KRYESORE Horoskopi ditor, e hënë 23 tetor 2017

Horoskopi ditor, e hënë 23 tetor 2017

Dashi

Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do zgjidhni me qetësi edhe ndonjë hatërmbetje të vogël dhe do ndiheni më së miri. Beqarët do kenë takime pa fund, por asnjeri nuk do ju duket aq i përshtatshëm sa për të filluar një lidhje. Në planin financiar planetët do ju ndihmojnë ta stabilizoni situatën.

Demi

Disa gënjeshtra që i keni thënë dikur partnerit/es tuaj do dalin në dritë sot dhe atmosfera do nxehet së tepërmi. Më mirë t’i pranoni gabimet dhe të kërkoni falje sesa të këmbëngulni për të kundërtën. Beqarët do kenë takime, por personat nuk do jenë aspak të të njëjtit nivel me ta. Në planin financiar priten vështirësi të shumta.

Binjakët

Besimi për njeri tjetrin do përforcohet edhe më tepër gjatë kësaj dite dhe lidhja në çift do jetë më e mirë. Në disa momente mund të arrini edhe lumturinë e shumëpritur. Beqarët do jenë shumë të lidhur me të shkuarën dhe nuk do e lënë veten të lirë për të pasur njohje të reja. Financat do jenë shumë të mira, prandaj ka ardhur koha të bëni investimet e menduara prej kohësh.

Gaforrja

Ditë shumë e zakonshme dhe pa emocione kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do ndryshojë nga disa ditë më parë. Beqarët do jenë më të privilegjuar në dashuri dhe ka mundësi ta gjejnë princin e tyre të kaltër. Sektori i financave do jenë delikat. Merrni masa, situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Luani

Jeta juaj në çift do shkojë më së miri gjatë kësaj dite dhe ju nuk do keni për çfarë të ankoheni. Koha e debateve dhe mosmarrëveshje ka marrë fund. Beqarët do kenë aq shumë takime dhe propozime saqë nuk do dini për kë të vendosin. Në planin financiar priten disa ndryshime pozitive.

Virgjëresha

Dashuria do kalojë në plan të dyte gjatë kësaj dite sepse diçka tjetër do jetë më e rëndësishme për ju. Flisni hapur me partnerin/en dhe sqarojani situatën në mënyrë që ai të mos mërzitet. Beqarët do ndihen mirë ashtu si janë dhe nuk do e kërkojnë personin ideal. Situata financiare do jetë e mirë edhe pse tundimi për shpenzime do jete i madh.

Peshorja

Përfitoni nga kjo ditë për të folur sa më hapur me atë që keni në krah dhe t’i zgjidhni mosmarrëveshjet e vogla. Planetët do ua bëjnë mendimet më të qarta se kurrë më parë. Beqarët do kenë mundësi pa fund për takime, por do ngurrojnë të fillojnë ndonjë angazhim. Financat duhet menaxhuar me rigorozitet dhe maturi.

Akrepi

Në mëngjes do jeni me humor të keq dhe mund të debatoni ashpër me partnerin/en, por duke filluar nga mesdita e më tej situata do fillojë të stabilizohet. Beqarët edhe pse nuk do e gjejnë princin e kaltër nuk do kenë për çfarë të qahen sepse miqtë do i bëjnë të ndihen për mrekulli. Në planin financiar nuk do i rezistoni dot dëshirës për të shpenzuar, kjo do sjelle probleme.

Shigjetari

Sot do e harroni tërësisht botën e jashtme dhe do mendoni në çdo moment si t’ia kaloni sa më mirë me atë që keni në krah. Edhe ai do mendojë të njëjtën gjë dhe atmosfera, sidomos në orët e mbrëmjes, do ndizet së tepërmi. Beqarët nuk do kenë shumë fat në dashuri dhe do mbeten vetëm. Në planin financiar merrni masa.

Bricjapi

Jeta juaj në çift do marrë një kthesë vendimtare gjatë kësaj dite. Do e mendoni seriozisht një të ardhme së bashku. Edhe për beqarët perspektivat janë të mira. Bëjini sytë katër. Financat do i riorganizoni dhe shumë shpejt do e stabilizoni situatën.

Ujori

Jeta juaj në çift do afrohet shumë me perfeksionin sot. Çdo gjë do shkojë për mrekulli dhe nuk do keni as debatin më të vogël me personin në krah. Beqarët nuk do e takojnë as sot princin e tyre të kaltër edhe pse përpjekjet do jenë të mëdha. Në planin financiar do keni disa hyrje parash dhe situata do fillojë të stabilizohet.

Peshqit

Falë ndikimit mjaft pozitiv të planetëve, jeta juaj në çift do jetë më e bukur dhe më emocionuese gjatë kësaj dite. Do e lini veten të lirë dhe do e dëgjoni më tepër zemrën. Edhe për beqaret do jetë një ditë e këndshme dhe me disa takime që nuk duhen humbur. Financat nuk do jenë të këqija, por mos u tregoni të paarsyeshëm me shpenzimet.

Share: