Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera KLSH: Shteti i fali miliona USD kompanisë së Vilma Nushit

KLSH: Shteti i fali miliona USD kompanisë së Vilma Nushit

Kompania koncesionare e “Check Up” ka përfituar rimbursim të tatimit mbi vlerën e shtuar TVSH në vlerën e 2.3 mln USD. Ky skandal ka dale nga auditet e KLSH-së. Në raportin e KLSH thuhet se abuzimi është bërë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ky fond ka dhënë ndaj firmës që ofron shërbimin e kontrollit bazë në shëndetësi me pronare Vilma Nushin, 2.3 milion dollarë rimbursim për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Por KLSH evidenton se kthimi i këtyre parave është bërë në mënyrë padrejtë. Televizioni Klan ka mësuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit është shprehur në një tjetër raport se organi kompetent që vlerëson nëse një kompani është subjekt i rimbursimit të tvsh-së apo jo është vetëm Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve.

Në kontratën e shtetit me kompaninë që ka Check-Up-in nuk qartësohet nëse ky subjekt është i përjashtuar apo jo nga tvsh, ndërsa në ligjin “për tatimin mbi vlerën e shtuar” në Shqipëri subjektet që ofrojnë shërbime në fushën shëndetsore janë të përjashtuara nga kjo taksë.

Në rastin që kompania e cila ka kontratën për shërbimin e Check-Up është e përjashtuar nga tvsh, atëherë përfitimi i këtyre parave është bërë në mënyrë të padrejtë. Për të zgjidhur këtë dilemë, KLSH i është drejtuar Tatimeve me një letër për t’i dhënë përgjigje kësaj çështje.

Koncesionet në shëndetësi për vitin e ardhshëm do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 39 milionë dollarë, afërsisht sa gjysma e pagesave që jepet mbështetje buxhetore për kontratat e formës partneritet publik – privat. Në total pagesat për shërbimet e partneritetit me privatin arrijnë në 2018-ën 94 milion dollarë./opinion.al

Share: